Dy vitet dramatike të politikës britanike

Dy herë zgjedhje parlamentare dhe një referendum (Brexit) ose dy vite dramatike në politikën britanike.

ingiltere  Brexit referandumuna siber müdahale iddiası.jpg
ingiltere başbakanı.jpg
ingiltere erken seçim.jpg
ingiltere, almanya, italya, ab gösteri.jpg
ingiltere ab

Votuesit britanikë janë thirrur për të votuar më 8 qershor, në zgjedhjet e dyta parlamentare në dy vitet e fundit, ndërkohë që në mes të kësaj periudhe kanë qenë referendumi për Brexit dhe zgjedhjet lokale:

– 7 maj 2015: Britania e Madhe voton në zgjedhjet e përgjithshme pas pesë vitesh qeveri koalicioni. Kryeministri konservator, David Cameron fiton edhe pse rezultat të ngushtë.

– 8 maj 2015: Lideri laburist i opozitës, Ed Miliband jep dorëheqjen duke i hapur rrugën një surprize tjetër, asaj të zgjedhjes së Jeremy Corbyn si lider i partisë.

– 20 shkurt, 2016: Cameron njofton një referendum për anëtarësimin e vendit në BE, sipas prentimit që kishte bërë në fushatë, por duke kërkuar që vendi i tij të mbetej pjesë e unionit.

– 23 qershor 2016: Britania e Madhe voton për largimin nga BE me 52 për qind të votave.

– 24 qershor 2016: Cameron jep dorëheqjen.

– 11 korrik 2016: Konservatorët caktojnë Theresa May në postin e liderit të partisë dhe në atë të kryeministrit.

– 17 janar 2017: May njofton strategjinë e saj Brexit.

– 29 mars 2017: May kërkon zbatimin e Nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që lejon një vend anëtar të largohet nga BE pas dy vitesh.

– 18 prill 2017: May njofton zgjedhje të përgjithshme të parakohshme duke u kërkuar votuesve të mbështesin lidershipin e saj “të fortë dhe të qendrueshëm” si edhe planin e saj për Brexit. Parlamenti miraton kërkesën e saj.

– 4 maj 2017: Konservatorët marrin një fitore të dukshme në zgjedhjet lokale ndaj laburistëve dhe UKIP-it.

– 8 qershor 2017: Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.



Lajme të ngjashme