Shënim – Proevropianët fitojnë terren, zgjedhjet frenojnë ekstremin e djathtë në Evropë

Disfata e Marine Le Pen në presidencialet franceze rrëzoi ambiciet e nacionalistëve për të përmbysur rendin në Evropë, por ky ekstrem i djathtë i frenuar në zgjedhje është pozicionuar në mënyrë të qëndrueshme në skenën e politikës evropiane...

Shënim – Proevropianët fitojnë terren, zgjedhjet frenojnë ekstremin e djathtë në Evropë

Disfata e Marine Le Pen në presidencialet franceze rrëzoi ambiciet e nacionalistëve për të përmbysur rendin në Evropë, por ky ekstrem i djathtë i frenuar në zgjedhje është pozicionuar në mënyrë të qëndrueshme në skenën e politikës evropiane.

Ekstremet e djathta evropiane ishin besimplotë për një seri suksesesh elektorale në vitin 2017, nxitur nga vrulli i Brexit-it dhe zgjedhja e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Sipas teorisë së efektit "domino", pritej që të shënohej ardhja në pushtet me fitoren e përfaqësuesve të tyre në Austri, më pas në Holandë dhe në Francë, ku pësoi sërish një zhgënjim të dielën në mbrëmje me disfatën e Frontit Kombëtar (FN) përballë kandidatit të qendrës, proevropianit Emmanuel Macron.

Lehtësimi ishte i dukshëm të martën në mediat evropiane duke konstatuar ndjesinë e një ringjalljeje të optimizmit, sipas së përditshmes britanike "The Times"; ndërsa populizmi i Trumpit ceku pikën e tij më të lartë, me pozicionimin në vend të dytë të Partisë për Liri (PVV) të Geert Wilders në legjislativet holandeze në mars dhe disfatën e kandidatit të ekstremit të djathtë FPO në presidencialet austriake në muajin dhjetor.



Lajme të ngjashme