Kanada - Parlamenti federal miratoi rezolutën që dënon islamofobinë dhe racizmin

Drafti i emërtuar "Motion 103" dhe i përgatitur dhjetorin e vitit të kaluar nga deputetja e partisë liberale Ikra Halid është votuar në parlament.

Kanada - Parlamenti federal miratoi rezolutën që dënon islamofobinë dhe racizmin

Parlamenti Federal i Kanadasë ka miratuar një rezolutë që dënon islamofobinë dhe racizmin sistematik.

Drafti i emërtuar "Motion 103" i përgatitur në dhjetorin e vitit të kaluar nga deputetja e partisë liberale Ikra Halid është votuar në parlament.

Me mbështetjen edhe të deputetëve të Partisë Liberale në pushtet dhe të Partisë së Re Demokrate drafti u miratua me 201 vota pro dhe 91 kundër.

Në draft kërkohet nga qeveria kanadeze që të hedhë hapa për dënimin e islamofobisë dhe të çdo lloj racizmi sistematik dhe diskriminimi fetar për eliminimin e ndjenjës së urrejtjes dhe frikës në popull, si dhe formimin e një komisioni në parlament për të eliminuar apo pakësuar racizmin sistematik dhe diskriminimin fetar duke përfshirë edhe islamofobinë.

Komisioni i cili parashikohet të formohet sipas draftit, do të mbledhë të dhëna në lidhje me krimet e urrejtjes, të bëjë vlerësimet e nevojshme për komunitetet që preken nga diskriminimi dhe arritjet do ti paraqesë qeverisë brenda tetë muajsh.



Lajme të ngjashme