Italia shpëton rreth 4 mijë emigrantë brenda 2 ditëve

Pas marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë muajin e kaluar u shënua rritje e dukshme e numrit të emigrantëve të cilët nëpërmjet Detit Mesdhe përpiqen të kalojnë në Itali.

Italia shpëton rreth 4 mijë emigrantë brenda 2 ditëve

Mësohet se Italia në dy ditët e fundit ka shpëtuar rreth 4 mijë emigrantë.

Pas marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë muajin e kaluar u shënua rritje e dukshme e numrit të emigrantëve të cilët nëpërmjet Detit Mesdhe përpiqen të kalojnë në Itali.

Këta emigrantë mundohet që të kalojnë nga Libia për në Itali.

Zyrtarët e Rojave Bregdetare Italiane njoftojnë se ditën e martë në ngushticën e Sicilisë kanë shpëtuar 2 mijë e 154 emigrantë, ndërsa të hënën 1 mijë e 850.

Zyrtarët italianë njoftuan se Agjencia për Kontrollin e Kufijve të Jashtme të BE-së, Frontex mori pjesë në punimet e shpëtimit të emigrantëve.

Në anën tjetër masat e marra nga ana e Austrisë, e cila është fqinji veriorë i Italisë dhe vendi i dytë i BE-së që pranon më së shumti emigrantë, në kufirin me Italinë në Brennero, shkaktoi reagime të ashpra të udhëheqjes së Romës.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentilioni dhe Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, i shkruan një letër komesarit të BE-së përgjegjës për çështjet e migrimit dhe nënshtetësisë, Dimitris Avramopulos në të cilën kërkon sqarim në lidhje me masat e vendosura ndaj emigrantëve në vendkalimin Brennero.

Në letrën në fjalë kërkohet hetimi i përputhshmërisë së masave të marra me rregullat e Schengenit.

Ndërkohë përfaqësuesi i Italisë në Organizatën e Mjekëve Pakufi, Loris De Filipi, në fjalën e tij të bërë në një mbledhje të mbajtur dje në Romë tha që në qoftë se Austria e mbyll Brenneron atëherë Italia dhe Greqia do të shndërrohen në burgje nën qiell të hapur.

Në anën tjetër Brukseli kritikoi ashpër Spanjën e cila deri më sot ka pranuar vetëm 18 emigrantë.

Krahas marrëveshjes me BE-në të arritur në shtator të vitit të kaluar, Spanja ka pranuar vetëm 18 emigrantë. Në bisedimet e zhvilluara në muajin mars të këtij viti qeveria e Spanjës ishte zotuar për të përshpejtuar punimet në këtë drejtim dhe se do të pranonte 467 emigrantë.

Edhe pse pas këtij takimi ka kaluar 2 javë Spanja ende nuk pranoi asnjë nga 467 emigrantëve për të cilët ishte zotuar.

Qeveria spanjolle kritikohet jo vetëm nga ana e Bashkimit Evropian, por edhe nga Komesariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara dhe institucione të ndryshme të BE-së për “mungesë të vullnetit" në çështjen e emigrantëve.



Lajme të ngjashme