Hungari – Arsimtarët dhe studentët kërkojnë kushte më të mira

Arsimtarët dhe studentët që morën pjesë në protestën e zhvilluar në Budapest kërkuan nga qeveria përmirësimin e kushteve të punës dhe reformimin e sistemit arsimor.

macaristan eğitimciler protesto2.jpg

Kryeqyteti hungarez, Budapest u bë skenë e protestave antiqeveritare.

Me mijëra vetë, shumica arsimtarë dhe studentë, protestuan politikat e qeverisë për arsimin.

Manifestuesit dalin kundër shkollimit falas dhe masave të qeverisë për të shkurtuar buxhetin e ndarë për arsimin, si dhe taksave ekstra që planifikohet të vendosen në përdorimin e internetit.

Pavarësisht shiut që binte protestuesit marshuan deri tek godina e parlamentit.

Grupi i manifestuesve kërkoi nga qeveria reformimin e sistemit arsimor në vend dhe përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa deklaroi se në 30 mars do të mbajnë një grevë njëorëshe në rast se kërkesat e tyre nuk realizohen nga qeveria.


Lajme të ngjashme