Në Mal të Zi nis zhvillimi i ‘industrisë hallall’

Intervista për Zërin e Turqisë e Arsllan Hajdinaga dhe Senaid Nimanbegu, themeluesit e shoqatës së parë për promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë islame në Malin e Zi.

Arsllan Hajdinaga_ Senaid Nimanbegu_Radio Elita.JPG
Arsllan Hajdinaga_Senaid Nimanbegu_2.jpg
Karadağ islam ekonomik kalkınma derneği.jpg
dünya helal zirvesi.jpg
dunya helal zirvesi helal expo.jpg
dunya helal zirvesi.jpg

Në Mal të Zi nis zhvillimi i ‘industrisë hallall’

Në Mal të Zi u formua Shoqata e parë për promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë islame. Themeluesit e shoqatës Arsllan Hajdinaga dhe Senaid Nimanbegu për Zërin e Turqisë thonë se industria hallall përfshin një gamë të gjerë fushash dhe se promovimi i tyre është një ndër qëllimet primare të shoqatës. Ata thonë se zhvillimi i turizmit hallall është një potencial  tejet i rëndësishëm për Malin e Zi. Shoqatat paralajmëron dhe aktivitetin e parë të saj që është panairi i prodhimeve dhe shërbimeve “Montenegro Hallall Fair”, i cili do mbahet në Podgoricë dhe Ulqin.

Ekonomia islame gjithnjë e në rritje 

A.Hajdinaga: Kjo shoqatë është një risi në tregun e Malit të Zi. Sektori i ekonomisë islame është në zhvillim e sipër në rajonin e Ballkanit, si në Bosnjë, Kosovë, Shqipëri etj. Në Mal të Zi ne jemi pionierë të kësaj fushe.  Shoqatat zhvillon dhe promovon ekonominë islame në Mal të Zi e kjo është një fushë e veçantë e ekonomisë në tërësi. Eshë aspekt i veçantë teorik- praktik në kuadër të ekonomisë që promovon përfshirjen e etikës në rrjedhat ekonomike. Ne mendojmë se ky është thelbi i ekonomisë islame. Quhet ekonomi islame sepse bazën ligjore e ka tej feja islame.

Mali i Zi, potencial për zhvillimin e turizmit hallall

V. Katana: Sa është e njohur kjo lloj ekonomie në Mal të Zi?

S. Nimanbegu: Mendojmë se nuk është shumë e njohur. Pasi ne jemi shoqata e parë e këtij lloji në Mal të Zi për promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë islame. Ne kemi marrë nismën që të përhapim këtë lloj ekonomie në Mal të Zi e cila përfshinë shumë sektor të jetës. Ne kemi marrë pjesë në panairin e Sarajevës dhe atë të Stambollit për të parë përvojat e tyre pasi jemi një shoqatë e re dhe pjesëmarrja në këto panaire ka qenë një eksperiencë e mirë për ne.

V. Katana: Cilat fusha do të mbulojë shoqata juaj? 

A.Hajdinaga: Industria hallall përfshin shumë fusha. Përveç ushqimit që ka përqindjen më të madhe të ekonomisë islame hallall industrisë diku rreth 40%  kjo industri përfshinë edhe fusha të tjera siç janë financat, turizmi, kozmetika, farmaceutika, arsimi, moda, argëtimi mjekësia etj. Mundësitë më të mëdha në Mal të Zi për zhvillimi ne hallall industrisë janë në turizëm dhe në financa. Do të bëja një krahasim midis ekonomisë konvencionale dhe asaj islame. Tek financat islame këto përfshinë një pjesë të mirë të hallall industrisë. Në botë financat islame zhvillohen me një hap shumë të madh diku rreth 9% në krahasim me financat konvencionale të cilat kanë një përqindje të zhvillimit shumë më të ulët, rreth 3%. Karakteristikë kryesore e financave islame  është ajo e cila bazohet në rregullat fetare të sheriatit. Kjo pikë së pari nënkupton shmangien e interesit.

V. Katana: Sa mund të aplikohet kjo lloj industrie në Mal të Zi?

A. Hajdinaga: Kur flasim për profilizimin e Malit të Zi për ekonominë islame nuk mendohet vetëm në popullatën lokale por mendohet në tregun 1,6 miliardë i cili vazhdimisht është në rritje në botë.  Kërkesat e tyre për një stil ndryshe të jetës është vazhdimisht e në rritje. Ky stil ndryshe i jetës përfshinë dhe nevojën për financat islame. Dallimi midis financave islame dhe atyre konvencionale është ai që nuk lejon interesin, por nuk lejon të ashtuquajturën pa siguri (haram) apo spekulimin. Kryeqendra botërore e financave islame është Malajzia pastaj radhitet Dubai dhe i treti është në Londër në një shtet jo islam që do të thotë që kërkesat për financat islame janë gjithnjë e në rritje dhe jashtë shteteve myslimane.

V. Katana: Si është pritur themelimi i shoqatës tuaj në mal të Zi?

S. Nimanbegu: Mund të themi se themelimi i shoqatës ka pasur jehonë dhe është pritur shumë mirë. Ka pasur shumë persona që na kanë kontaktuar dhe na kanë përgëzuar për këtë nisëm. Jo vetëm nga Ulqini por edhe më gjerë. Shumë nga ta kanë shprehur dëshirën të përfshihen në aktivitetet dhe punët e shoqatës tonë.

“Montenegro Hallall Fair”, aktiviteti i parë i shoqatës për promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë islame

V.Katana: A keni pasur konsulta me persona dhe subjekte që kanë njohuri për ekonominë islame? 

A. Hajdinaga: Mund të përmend organizimin e një panairi të prodhimeve dhe produkteve të certifikuara hallall. Ky panair do të jetë i karakterit rajonal. Atë do ta organizojmë në Podgoricë dhe në Ulqin dhe presim që në të  marrin pjesë mbi 30 ekspozues të shërbimeve dhe produkteve të ndryshme nga fushat e industrisë hallall. Ne do të krijojmë një institucion financiar, i cili do të ofrojë shërbime hallall dhe shërbime financiare të certifikuara sipas sheriatit. Ka shumë banka në botë që hapin të ashtu quajtura dritare që mundësojnë aplikimin e financave islame në kuadër të ofertave të tyre.

V. Katana: A do të gjeni përkrahje në mal të Zi për realizimin e projekteve dhe ideve tuaja?

A. Hajdinaga: Interesimi në mal të Zi është shumë i madh mirëpo mungon informacioni, vetëdijesimi i popullsisë. Kjo nuk është një dogmë fetare por ekonomi si të gjitha të tjerat e cila mund ti sjell përfitime shumë të mëdha vendit nëse shfrytëzohet në mënyrën e duhur. Në fund unë u bëj thirrje dhe ftesë të gjithë atyre që na ndjekin të cilët janë të interesuar që të kyçen në aktivitetet tona. Ne jemi vetëm  nismëtarë e ky është një mision i përbashkët. Të gjithë ata që mund të japin ndihmesën dhe kontributin e tyre dhe që mendojnë se jemi në rrugë të mbarë, mund të na bashkohen.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme