Shqipëria me mbështetjen e Turqisë ndërmerr mision të ri ushtarak në Afganistan

Në 106-vjetorin e Krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë një kontingjent me 66 ushtarakë shqiptarë u përcoll për në misionin e NATO në Afganistan “Resolute Support”.

Arnavutluk Afganistan-a 66 asker gönderdi_2.jpg
Arnavutluk Afganistan-a 66 asker gönderdi_4.jpg
Arnavutluk Afganistan-a 66 asker gönderdi_asker aileleri.jpg
Arnavutluk Afganistan-a 66 asker gönderdi_Olta Xhaçka4.JPG
Arnavutluk Afganistan-a 66 asker gönderdi_7.jpg
Arnavutluk Afganistan-a 66 asker gönderdi_8.jpg

Shqipëria me mbështetjen e Turqisë ndërmerr mision të ri ushtarak në Afganistan

Në 106-Vjetorin e Krijimit të Forcave të Armatosura, një kontingjent me 66 ushtarakë shqiptarë u përcoll për në misionin e NATO në Afganistan, “Resolute Support”.
Kontingjenti i radhës përbëhet nga një kompani, e cila përfshin dy toga të Batalionit Komando dhe Batalionit të Tretë të Këmbësorisë së Poshnjes (b3k). 

Në përcjelljen e trupave për në Afganistan morën pjesë ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, komandantët e forcave dhe familjarët e efektivëve që u nisën në mision.
Nisjen e trupave për në Afganistan, ministrja Xhaçka e konsideroi koincidencë shumë të bukur duke e quajtur “Kontingjenti i 106-Vjetorit të Krijimit të Forcave të Armatosura”.
Ministrja vlerësoi kontributin e trupave shqiptare në misionet jashtë Shqipërisë, si dhe njoftoi angazhime të tjera ndërkombëtare për Forcat e Armatosura.

Gjithashtu, në fjalën e saj përshëndetëse ministrja Olta Xhaçka u shpreh se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm në operacionet paqeruajtëse në disa vende të globit. Ajo tha se vitet e fundit gjeografia e operacioneve është zgjeruar.

"Pjesëmarrja e trupave tanë në ‘Resolute Support Mission’ ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë strategjikë. Gjej rastin të shpreh vlerësimin maksimal dhe mirënjohjen e veçantë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Shpreh bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe thellohet në të ardhmen dhe veçanërisht në Afganistan nën komandën turke”,

Nga ana e tij, ambasadori i Turqisë në Shqipëri uroi njëkohësisht 106-Vjetorin e Pavarësisë dhe Krijimit të Forcave të Armatosura, vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të trupave shqiptarë nën komandën turke, por dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Turqisë, sidomos në fushën e Mbrojtjes.

"Jemi të nderuar dhe krenarë që po marrim pjesë në përcjelljen e njësisë së nëntë shqiptare që do të shërbejë në Komandën e Aeroportit të Kabulit nën komandën e Turqisë në kuadrin e ‘Resolute Support Mission’ të NATO-s në Afganistan. Bashkëpunimi ynë në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes përbën një ndër shembujt më konkretë të bashkëpunimit në nivel shumë të mirë në çdo fushë midis Turqisë dhe Shqipërisë", tha ambasadori turk.

Ai shtoi se edhe në ditët e sotme po vazhdojnë të zhvillohen bashkëpunimi dypalësh ushtarak dhe financiar, programet e trajnimit afatshkurtër dhe afatgjatë dhe marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në kuadrin e NATO-s. "Që nga viti 2003 njësi elitë shqiptare kanë shërbyerpër 20 herë në kuadrin e njësive turke në ISAF, në Afganistan", u shpreh ambasador Yörük.

"Edhe gjatë periudhës së kalimit të Shqipërisë nga komunizmi në demokraci, Turqia ka qenë në krye të vendeve të NATO-s që ka mbështetur më fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ne jemi të lumtur që marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore që burojnë nga historia, iu shtua edhe marrëdhënia jonë e partneritetit që ka fituar një përmasë të re që prej vitit 2009 nën ombrellën e NATO-s", theksoi ambasadori i Turqisë në Tiranë.

Pjesë e kontingjentit janë 66 ushtarakë shqiptarë, të cilët do të shërbejnë nën komandën turke në një periudhë gjashtë mujore në kuadër të "Resolute Support Mission" të NATO-s në Afganistan.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme