Prishet serveri i Ministrisë së Jashtme greke, fshihen shkresat nga 2005

Për shkak të një defekti në kompjuterin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë është fshirë e gjitha korrespondenca elektronike nga viti 2005.

Prishet serveri i Ministrisë së Jashtme greke, fshihen shkresat nga 2005

Në serverin, me të cilin janë të lidhur kompjuterët e Ministrisë, ka ndodhur një shpërthim, i cili ka shkaktuar një defekt të madh.

Si pasojë është fshirë e gjithë korrespondenca elektronike pas vitit 2005, ku ndodheshin edhe shkresa sekrete. Mësohet se nuk kanë dhënë rezultat të gjitha përpjekjet e bëra për të rikthyer sistemin dhe shpëtuar arkivin.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në shtypin grek shpërthimi në serverin kryesor të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka ndodhur për shkak të mos-mirëmbajtjes. Pak kohë më parë ishte marrë vendimi për mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik të lidhur me serverin kryesor, por më vonë ishte hequr dorë për shkak të kostos së lartë.

Raportohet se pas defektit për të ruajtur korrespondencën elektronike të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë blerë pajisje të reja, që kanë kushtuar 150 mijë euro.



Lajme të ngjashme