Koment: Roli i OJQ-ve të Ballkanit në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit në BE

Problemet ekonomike në vendet e Ballkanit filluan të zënë vend ndër çështjet, që vënë më shumë në vështirësi qeveritë e rajonit.

Koment: Roli i OJQ-ve të Ballkanit në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit në BE

Agjenda Ballkanike - Roli i Organizatave Joqeveritare të Ballkanit në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit në BE

Nënshtetasit e vendeve të Ballkanit që prej vitesh janë detyruar të jetojnë në kushte të ulëta mirëqenie nën deklarata nacionaliste për problemet politike, duket se kanë prerë mbështetjen ndaj qeverive që kanë dështuar në fushën ekonomike. Pothuajse të gjitha qeveritë në vendet e rajonit akuzohen për dështim në ekonomi. Formë-dhënësit e politikës në vendet e rajonit, kur përcaktojnë politikat ekonomike janë brenda një tendence për të qenë të zënë me zbatime që sigurojnë zgjidhje afatshkurta dhe të përkohshme.

Në vend të kësaj, përcaktimi i politikave që kanë si objektivë rritjen afatgjate që përshpejton ekonominë dhe në këtë kuadër bashkëpunimi me organizatat joqeveritare do të mund të merreshin rezultate më pozitive. Organizatat Joqeveritare në vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ofrojnë një kontribut të rëndësishëm edhe në procesin e anëtarësimit në BE.

Në qasjen e re të zhvilluar për negociatat e anëtarësimit në BE, përparimi në kapitujt 23 dhe 24 në lidhje me superioritetin e ligjit, ka një rëndësi të veçantë. Në procesin e negociatave për anëtarësim në Union, këto janë kapitujt që hapen të parët dhe mbyllen të fundit. Nga ana tjetër, edhe qasja e re në lidhje me negociatat e anëtarësimit në BE përbën një rëndësi të veçantë përsa i përket përmirësimit të administrimit ekonomik. Sipas idesë kryesore pas saj është se një vend nuk do të quhet i gatshëm për tu bërë anëtar nëse nuk përmbush kushtet ekonomike dhe nëse nuk përshtat sistemin ligjor. Së fundmi, edhe reforma e administrimit publik zë një vend qendror në qasjen e re në lidhje me negociatat e anëtarësimit në BE. Sipas kësaj, vendet që aspirojnë Unionin, nuk do të zotërojnë vetëm kapacitetin e negociatave por në të njëjtën kohë do të krijojnë edhe instrumentin e një administrimi që ka aftësinë të zbatojë edhe marrëveshjet e arritura. Instrumenti i administrimit në fjalë, do të bëjë që nëse një ditë ky vend anëtarësohet në BE, do të jetë në gjendje që të përmbushë të gjitha përgjegjësitë e anëtarësimit të plotë.

Po për fat të keq, përforcimi i instrumentit të administrimit ashtu siç nuk mund të sigurojë i vetëm një shtet ligjor, nuk mund të marrë nën kontroll edhe korrupsionin. Për sigurimin e këtyre, duhet të ekzistojë një kërkesë shoqërore e fuqishme që mbështet reformat në këtë drejtim. Kurse për krijimin e kërkesës shoqërore në fjalë, Organizatat Joqeveritare mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Pasi në literaturë ka një unanim idesh se Organizatat Joqeveritare ndihmojnë në vazhdimësinë e demokracisë.

Organizatat Joqeveritare në vendet e Ballkanit, veçanërisht institutet e mendimit, mund ti ofrojnë shtetit një kontribut të rëndësishëm edhe në pikën e zhvillimit ekonomik. Para së gjithash, shumë programe të vogla të cilat kanë tendencën e mbetjes në harresën e sektorit publik, mund të zbatohen nga Organizatat Joqeveritare. Nga ana tjetër, Organizatat Joqeveritare kanë specialistë të ndryshëm të cilët mund të ndihmojnë për tema të zhvillimit. Pasi këto organizata janë vende ku grumbullohen specialistët teknikë dhe të talentuarit për kërkime. Me këto veçori, Organizatat Joqeveritare, jo vetëm që gjenden në mes të aktorëve rajonal për çështjet e zhvillimit por edhe kanë një rol lehtësues, përforcues dhe ndërmjetësues në marrëdhëniet me institutet kombëtare.

Por për fat të keq, Organizatat Joqeveritare në vendet e Ballkanit, përgjatë viteve 1990 u perceptuan si organizata të drejtuar nga të huajt, kundra qeverisë dhe si institute të informacionit sekret. Kurse shkak për këtë është bërë shqetësimi që buron nga periudha e komunizmit pasi këto organizata mund të mbledhin popullin dhe një ditë mund të kryengriten. Ky shqetësim vazhdoi edhe për një farë periudhe pas tranzicionit demokratik. Nga ana tjetër, në vitet 1990, Organizatat Joqeveritare ishin pararojat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të pakicave dhe të drejtave politike. Kurse në ditët tona, Organizatat Joqeveritare në Ballkan ndjekin procesin e reformave të këtyre vendeve, i vlerësojnë dhe i kritikojnë ato. Por edhe pse janë zgjedhur me rrugë demokratike, këtyre qeverive nuk u pëlqen që të kritikohen. Për shkak të gjitha këtyre, një pjesë e madhe e Organizatave Joqeveritare në Ballkan, shohin punën e tyre dhe mundohen të mbijetojnë falë kreativitetit dhe dhurimeve të të huajve.

 

Në vendet e Ballkanit mund të dëgjoni kritika të ndryshme drejtuar Organizatave Joqeveritare. Për shembull, disa organizata në fjalë, mund të përcaktojnë aktivitetet e tyre jo sipas nevojave por sipas lehtësimit të aksesit financiar. Kurse disa administrues të tyre, këto organizata i shohin si një shkallë për tu hedhur në politikë dhe mund të hyjnë në një solidaritet të plotë me parti të caktuara politike. Edhe disa Organizata të tjera joqeveritare, duke menduar se mendimet e tyre duhet të merren patjetër në konsideratë nga shteti, e ekzagjerojnë rolin e tyre.

Pavarësisht anëve negative, në negociatat e anëtarësimit në BE dhe në zbatimin e strategjive të zhvillimit ekonomik, bashkëpunimi ndërmjet shtetit dhe Organizatave Joqeveritare, mund të ketë një rëndësi kritike. Për këtë arsye, në lidhje me anëtarësimin në Union dhe zhvillimin ekonomik Organizatave Joqeveritare në strategjitë kombëtare nuk i duhen dhënë role të përkohshme por role të përhershme. Kurse për të reduktuar vartjen e këtyre organizatave nga fondet e huaja, atyre duhet ti lehtësohet aksesi në fondet e sektorit privat. Kurse për realizimin e të gjitha këtyre, ndihet nevoja që shteti të pranojë disa ligje që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet Organizatave Joqeveritare dhe sektorit privat, në lidhje me mospagesën e taksave dhe stimulimin kundrejt sektorit privat. Qeveritë që përvetësojnë kuptimin e plotë të anëtarësimit në BE dhe zhvillimin ekonomik, me një zbatim të tillë mund të kenë më shumë sukses.       

 Nga Dr. Erhan Turbedar



Lajme të ngjashme