Gjukanoviq: Bisedimet për territore, me efekt domino për rajonin

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanvoiq ka thënë se nuk duhet të përsëriten përvojat e këqija të viteve 90-të, duke i referuar bisedimeve Kosovë-Serbi për korrigjim të kufijve.

Adriyatik Sözleşmesi_Budva toplantısı_Olta Xhaçka4.jpg
Adriyatik Sözleşmesi_Budva toplantısı_Olta Xhaçka5.jpg
Adriyatik Sözleşmesi_Budva toplantısı_Olta Xhaçka3.jpg
Adriyatik Sözleşmesi_Budva toplantısı_Olta Xhaçka.jpg
Adriyatik Sözleşmesi_Budva toplantısı_2.jpg
Adriyatik Sözleşmesi_Budva toplantısı_Olta Xhaçka4.jpg

Millo Gjukanoviq: Bisedimet për territore, me efekt domino për rajonin

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, konsideron se përparimi në gjithë Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar dhe se "nervozizëm të veçantë" krijojnë, sipas tij, negociatat e reja midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë. Gjukanoviq thotë se shkëmbimi eventual i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një risi e plotë, andaj, shton ai, duhet pasur kujdes që të mos krijohet ndonjë precedent që do të nxiste efektin domino në rajon. "Kjo temë për kohë të gjatë ka qenë tabu, sepse na i ka kujtuar përvojat e këqija nga vitet '90. Pas përfundimit të luftërave, në rajon është folur më shumë për multikulturalizmin dhe demokracinë multietnike. Është e vërtetë që disa kryeqytete perëndimore e kanë ndryshuar mendjen e tyre", thotë Gjukanoviq. Ai e sheh si kërcënim për Ballkanin edhe përkeqësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kroacisë. "Kam frikë se një zhvillim i tillë i situatës u hap rrugë mbështetësve të 'Serbisë së madhe'. Disa prej tyre përsëri kanë nisur të vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi, duke pretenduar se Serbia ka të drejtë natyrore mbi Malin e Zi. Kjo retorikë është e rrezikshme në kohë të paqëndrueshmërisë, gjë që është dëshmuar edhe në vitet '90", thotë Gjukanoviq. Ideja për shkëmbim territoresh është proklamuar nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve. Ajo ka hasur në reagime për dhe kundër në Kosovë dhe Serbi, por edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Përparim në fushën e investimeve pas anëtarësimit në NATO 

Kryeministri i Malit të Zi, në Budva hapi takimin e ministrave të mbrojtjes të “Kartës Adriatiko-Joniane”. Në këtë takim, ku morën pjesë ministri i Malit të Zi, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjë Hercegovinës dhe ShBA-së, Markoviq tha se Mali i Zi ka filluar të ndjejë përfitimet nga anëtarësimi në NATO. Sipas tij kjo vërehet në rritjen e investimeve dhe interesimin e investitorëve kredibil dhe se Mali i Zi është vendi i tretë që kryeson iniciativën dhe hera e parë në cilësinë e vendit anëtar të NATO-s. Kryeministri po ashtu tha se Mali i Zi përvojat e veta për anëtarësim në NATO është i gatshëm ti përcjellë drejt vendeve që synojnë të anëtarësohen në aleancë siç janë: Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina. Ndërkaq ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, në cilësinë e mikpritëses së takimit të ardhshëm në Tiranë, i ftoi homologët e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që të mbështesin nismën e Shqipërisë për ti hapur dyert edhe për vendet e tjera që synojnë të jenë pjesë e aleancës së Atlantikut të Veriut. “Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm ti hapim dyert për njëri tjetrin. Pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duket të bëhet A- 6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A -5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative pararendëse për integrimin e rajonit në NATO. Pjesëmarrësit në takim mes të cilëve edhe Laura Cooper, zëvendësasistentja e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, nënshkruan një deklaratë, ku angazhohen për të bashkëpunuar në mbrojtje nga kërcënimet e përbashkëta.

Barazia gjinore prioritet për shoqërinë malazeze

Ministri i Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Mehmet Zenka mori pjesë në “Biznes Forumin Prizreni 2018”, i cili tuboi një numër të madh nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Ministri Zenka u shpreh i kënaqur që ky forum e njeh Malin e Zi si shtet që shënon avancim në lëmin e zhvillimit ekonomik respektivisht forcon punëdhënien e gruas. Ai theksoi se Mali i Zi që nga shpallja e pavarësisë ka punuar shumë në drejtim të barazisë gjinore e kjo sipas tij duhet të jetë prioritet për mbarë shoqërinë malazeze. Gjithnjë sipas tij sot në Mal të Zi ekziston një numër i madh i grave që në mënyrë aktive janë të përfshira në politikë, në jetën publike, në ekonomi, kulturë, art, media e po ashtu gjithnjë e më i madh është numri i grave punëdhënëse. Përndryshe “Biznes Forum Prizren 2018” këtë vit për herë të parë organizoi Panairin Ndërkombëtar në nivel të vendit dhe më gjerë. Ky vit ishte jubilar për këtë Forum sepse deri tani janë nënshkruar një seri kontratash dhe memorandume si brenda ashtu dhe jashtë Kosovës. Ky do të jetë viti i pestë i organizimit të Konferencës dhe Panairit nga ana e “Biznes Forum Prizren”. Qëllimi i këtij organizimi siç u tha, është që në një shtet të ri dhe dinamik, siç është Kosova, të ftohen investitorët nga vende të ndryshme dhe të tërheqin vëmendjen e tyre për investime në Kosovë respektivisht Prizren. Në këtë Konferencë u prezantuan bizneset nga Turqia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi etj.

Në Ulqin u shënua përvjetori i përfundimit të Lutës së Parë Botërore 

Në organizim të Kuvendit të Ulqinit u organizua tribuna shkencore me temën “ Shqiptarët dhe Lufta e parë Botërore” ku vëmendje zgjoi ligjërata e historianes Elena Kocaqi. Lufta e Parë e Botërore apo “Lufta e Madhe” ishte ajo që pothuajse përfshiu tërë botën nga viti 1914-1918. Historiania Kocaqi u ndal tek kjo lutë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit që si pasojë kishte dhe humbjen e 20 milionë njerëzve. Gjithnjë sipas saj, Shqipëria dhe Kosova duhet të përkrahin më tepër shqiptarët, të cilët jetojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi, duke veçuar vendosjen e një trageti midis qytetit të Durrësit dhe Ulqinit, gjë që do të rriste fluksin e turistëve, rritjen e pranimit të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në Universitetet e Shqipërisë etj. Ajo u bëri thirrje përfaqësuesve të politikës së Shqipërisë para se të shkojnë në Podgoricë në takime me zyrtarë të shtetit të ndalen dhe fillimisht të takojnë përfaqësuesit e faktorit shqiptar në Mal të Zi.

Botues nga Ulqini marrin pjesë në panairin e Librit në Tiranë

Në Panairin e 2-të të Librit “Tirana 2018” me një stendë të veçantë u prezantuan edhe botimet e autorëve shqiptarë nga Mali i Zi. Vëmendje tërhoqën botimet e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve ART Klub nga Ulqini, të cilët ndër vite vëmendje u kushtojnë publikimeve të autorëve të rinj.

Në Tivar dhe Rozhajë hapet ekspozita e piktorit turk Ozkan Samioglu 

Instituti “Yunus Emre” në Podgoricë në bashkëpunim me Këshillin Nacional të Boshnjakëve në Mal të Zi dhe Qendrën Islame në Tivar organizojnë ekspozitën e fotografive “Në dritën e hijes” të autorit Ozkan Samioglu. Po e njëjta ekspozitë është hapur edhe në Rozhajë ndërkohë instituti “Yunus Emre” ka paralajmëruar deri në fund të vitit organizimin edhe të disa aktiviteteve të tjera.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme