Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 46-të)

Pikat e marrëveshjes së fshehtë të firmosur ndërmjet Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) dhe Qeverisë së Shqipërisë III. (vijon nga numri i kaluar)

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 46-të)

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 46-të)

Sipas pikës së katërt të marrëveshjes nga Turqia duhet të dërgohet në Shqipëri një delegacion ushtarak për të trajnuar njësitë luftarake që ishin krijuar në Shqipëri. Siç u sqarua në kuadër të pikës së dytë dhe të tretë të marrëveshjes Hamdi Beu bashkë me një delegacion ushtarak kishte shkuar në Shqipëri[1]. Gjithashtu përfaqësuesi i Shqipërisë në Romë, Faika Konica, në vitin 1920 kishte deklaruar zyrtarisht se nëpunësit turq kishin ardhur në Shqipëri dhe kishin organizuar ushtrinë shqiptare[2]. Ushtarakët me origjinë shqiptare që kishin shkuar nga Turqia ishin marrë me organizimin e ushtrisë shqiptare, madje Selaudin Beu dhe Hamdi Beu ishin interesuar personalisht me stërvitjen e trupave luftarake. Kështu qeveria shqiptare kishte realizuar pikën e tretë të marrëveshjes, kurse qeveria turke (TBMM) kishte përmbushur detyrat që i takonin asaj në kuadër të pikës së katërt të marrëveshjes. 

Në bazë të pikës së gjashtë të marrëveshjes qeveria shqiptare një nga njësitë luftarake që kishte organizuar e kishte ngarkuar me detyrë në kufirin me Greqinë, ndërsa tjetrin në kufirin me Serbinë. Madje sipas pikës së gjashtë çetat që ishin formuar në Shqipëri ishin dërguar drejt tokave greke. Si pasojë e kësaj Greqia, e cila në vitin 1921 luftonte me ushtritë e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) fillon e shqetësohet për lëvizjet “guerile” që ishin shfaqur brenda të njëjtës periudhë dhe ishte munduar të tërheqë vëmendjen e Anglisë duke pretenduar se ndërmjet lëvizjes “guerile” shqiptare dhe TBMM-së ekzistonte një lidhje. Gazetat greke duke bërë propagandë për të huajt kishin pretenduar se shqiptarët bashkëpunonin me çetat turke dhe ishte munduar të ndërtonte opinion publik në këtë drejtim[3]. Kurse sipas historianit grek Mihalopulos turqit problemin e kufirit greko-shqiptar e kishin krijuar në kuadër të përpjekjeve për të dobësuar fuqinë e grekëve [4].

Shqiptarët përpjekjen kundër Greqisë e kishin vazhduar me mbështetjen dhe entuziazmin që kishin marrë nga pjesëtarët e Forcave Kombëtare Turke. Si rezultat i kësaj grekët ishin detyruar që një pjesë të forcave ti dërgonin kundër shqiptarëve në zonën e Janinës duke mos pasur kështu mundësi që të dërgonin më shumë përforcime pranë forcave që luftonin me ushtritë turke në Anadoll. Mustafa Qemali e kishte marrë në konsideratë këtë mundësi dhe kishte kontribuar në organizimin e ushtrisë së Shqipërisë, gjë kjo që vërtetohet edhe nga ato që janë shkruar më lartë[5].

Me zbatimin e 6 pikave të para të marrëveshjes së fshehtë fronti i Shqipërisë ishte forcuar dhe Greqia ishte detyruar që një pjesë të forcave që do të sillte në Anadoll ti mbante në këtë front. Bie në sy që në kohën kur ushtria turke do të kalonte në mësymje edhe ushtria shqiptare në të njëjtën kohë i intensifikon veprimet në frontin e Greqisë. Pas fitores që ushtria turke korri në Betejën e Sakaryas Anglia detyrohet të deklarojë që Greqia ka hequr dorë tashmë nga pretendimet në Shqipëri. Si rrjedhim i kësaj Greqia, e cila ishte mundur në Betejën e Sakarya-s dhe njëherësh e kishte zhgënjyer Anglinë, nuk e kishte kundërshtuar dot vendimin e Londrës për t’u tërhequr nga Shqipëria. Kështu ishte realizuar me sukses përpjekja antiimperialiste e Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtar të Turqisë (TBMM) dhe e Qeverisë së Shqipërisë, të cilat frontin në Shqipëri e kishin vlerësuar nga një perspektivë e gjerë. Si përfundim Greqia me humbjen që pësoi në Anadoll ndërsa synonte ngadhënjimin e Azisë së Vogël  kishte humbur edhe Shqipërinë që e kishte ngjitur[6].

Pikat e tjera të marrëveshjes sekrete që përfshijnë periudhën pas Luftës për Pavarësi janë të rëndësishme në aspektin e përcaktimit të të ardhmes politike të Shqipërisë. Në pikën e shtatë të marrëveshjes Qeverisë së Shqipërisë i ngarkohen tre detyra. Në bazë të kësaj pike Qeveria e Shqipërisë pranon që 90% e parlamentit shqiptar të përbëhet nga myslimanët duke e reflektuar këtë në zgjedhjet legjislative duke u nisur nga fakti që 2/3 e popullsisë së Shqipërisë është myslimane. Në kërkimet që kemi bërë nuk është hasur në ndonjë aktivitet të Qeverisë së Shqipërisë për të rritur numrin e deputetëve myslimanë në parlament.       

Në kuadër të pikës së shtatë të marrëveshjes Qeveria e Shqipërisë zotohet që ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të jenë myslimanë. Gjithashtu sipas pikës së shtatë parashikohet që Qeveria e Shqipërisë të vendosë myslimanë në zonat me shumicë greke. Por duke qenë se Qeveria e Shqipërisë nuk arriti që ta përcaktojë regjimin duke mos e vendosur dot stabilitetin e brendshëm pasi e kishte rifituar pavarësinë nuk i zbatoi dot çështjet e parashtruara në këtë pikë.  

Pika e tetë e marrëveshjes përfshin përcaktimin e regjimit nga Parlamenti Shqiptar pas pavarësimit të Shqipërisë. Sipas kësaj është dakorduar që Parlamenti i Shqipërisë të tregojë vëmendjen dhe kujdesin e duhur për të siguruar pushtetin popullor. Fakti që kjo pikë është shkruar në marrëveshje në një kohë kur të dyja vendet kanë qenë të pushtuara pasqyron besimin që kanë pasur ato në fitoren e pavarësisë. 

Vetëm se në Shqipëri, të cilës i mungonte një lider si Ataturku, nuk kishte qenë e mundur përcaktimi i formës së qeverisjes dhe pasi e fitoi edhe një herë pavarësinë Shqipëria jo vetëm që nuk arriti të sigurojë dot as stabilitetin e brendshëm dhe të zgjidhë çështjen e regjimit. Mosmarrëveshjet ndërmjet grupeve ekonomike dhe shoqërore në këtë periudhë nisën të orientojnë grupimet politike dhe luftën për pushtet dhe kjo situatë vazhdoi deri në dhjetor të 1924-s, me bërjen e Amet Zogut kryeministër i vendit. Parlamenti i Shqipërisë më 21 janar 1925 kishte shpallur republikën dhe më 31 janar 1925 Ahmet Zogu bëhet President i Shqipërisë. 

Në lidhje me çështjen e zgjedhjes së një princi mysliman në rast të mos-sigurimit të pushtetit popullor, një çështje që zë vend në pikën e nëntë të marrëveshjes, nuk pati ndonjë zhvillim. Mund të thuhet që Qeveria e Shqipërisë nuk arriti të bëjë realitet as pikën e dhjetë të marrëveshjes, sipas të cilës ajo duhet të nxirrte ligje të posaçme për të siguruar që tregtia të kalonte në duart e myslimanëve. Në bazë të pikës së njëmbëdhjetë, e cila thotë se “Kur të jetë siguruar paqja të dyja shtetet në bashkëveprim do të caktojnë delegacione për të vendosur marrëdhëniet politike dhe për të lidhur marrëveshje tregtare”, në 17 tetor të vitit 1923 Shqipëria kishte dërguar në Turqi një delegacion. Delegacioni shqiptar me Turqinë kishte biseduar për çështjet politike, kurse në lidhje me çështjet tregtare nuk ishte realizuar ndonjë takim. 

Në bazë të pikës së njëmbëdhjetë të marrëveshjes Shqipëria duhej që marrëdhëniet politike ti ndiqte paralelisht me ato tregtare, por Tirana zyrtare ishte venë menjëherë në veprim për të zgjidhur problemet e shqiptarëve që kishin mbetur në Turqi dhe në tregti kishte preferuar Italinë, jo Turqinë. Një situatë e tillë kishte hapur rrugën varësisë së Shqipërisë ndaj Italisë në politikën e jashtme dhe në ekonomi dhe me marrëveshjen që u lidh më vonë Italia fiton në Shqipëri statusin e vendit më të preferuar dhe privilegjuar.   

Si përfundim, Turqia dhe Shqipëria gjatë procesit të Luftës së Parë Botërore ishin bërë objekt i ndarjeve dhe copëtimeve në të njëjtat marrëveshje sekrete dhe pas mbarimit të luftës ishin përballur me pushtime të huaja. Edhe pse nuk është qartë data dhe vendi ku është firmosur marrëveshja e fshehtë ndërmjet Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe Qeverisë së Shqipërisë kundër Greqisë, vend që në atë periudhë ishte në pozicionin e pushtuesit si në Turqi, ashtu edhe në Shqipëri, ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar një marrëveshje sekrete dhe në kuadër të kësaj marrëveshjeje ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë ishte krijuar një bashkëpunim. Gjashtë pikat e para të kësaj marrëveshjeje kanë të bëjnë me përpjekjen për pavarësi dhe mund të thuhet që me zbatimin e këtyre pikave Greqia hoqi dorë nga pushtimi dhe pretendimet territoriale tek të dyja vendet. 

Marrëveshja sekrete që është firmosur ndërmjet Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) dhe Qeverisë së Shqipërisë, të cilën po e trajtojmë për katër javë me radhë, për herë të parë nga ana jonë është prezantuar si kumtesë në Kongresin e VII Ndërkombëtar për Ataturkun, organizuar në Maqedoni në datat 17-22 Tetor 2011, nën titullin “Marrëveshja Sekrete e Firmosur Ndërmjet Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) dhe Qeverisë së Shqipërisë dhe Përfundimet e Saj”. Falënderojmë me këtë rast Prof. Dr. Sherif Deliva dhe Prof. Ass. Ferhan Kırlıdökme Mollaoğlu, me ndihmën e të cilëve kemi arritur ta gjejmë këtë marrëveshje sekrete. Javën e ardhshme do të vazhdojmë të flasim për Konferencën e Lozanës dhe Shqipërinë. 

U përgatit nga:Dr. Halil ÖZCAN (Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Baskent” në Ankara.)

U përshtat në shqip nga: Serdar HÜSEYNİ 

Burimet dhe literatura kryesore:

MACCAS, Leon, La Question Greco-Albanaise, Berger Levnault Editeurs, Paris, 1921. MİHALOPULOS, Dimitris, / Selanik “Prospatheies gia Simbraksi Alvanias kai Kemalikis Tourkias: İ Mistiki Simfaniatou 1922”, E’Panellinio Istoriko Sinderio Praktika, Thessaloniki, 1984, s. 93-108.

ÖZCAN, Halil, Atatürk Dönemi Türkiye-Arnavutluk İlişkileri (1920-1938), Atatürk Araştırma Merkezi, Ankara, 2011.

Vakit Gazetesi, 9 Mayıs 1921.

 

Halil Özcan, Atatürk Dönemi Türkiye-Arnavutluk İlişkileri (1920-1938), Atatürk Araştırma Merkezi, Ankara, 2011, s.75.

[2] Leon Maccas, La Question Greco-Albanaise, Berger Levnault Editeurs, Paris, 1921, s. 210-212.

[3]Vakit Gazetesi, 9 Mayıs 1921, s. 1.

[4] Dimitris Mihalopulos,  /Selanik “Prospatheies gia Simbraksi Alvanias kai Kemalikis Tourkias: İ Mistiki Simfaniatou 1922”, E’Panellinio Istoriko Sinderio Praktika, Thessaloniki, 1984, po aty, fq.100.

[5]  Özcan po aty, fq. 85 dhe në vijim

[6] Özcan, po aty, fq.89. 



Lajme të ngjashme