Inaugurohet aparatura e re digjitale e Radio Elitës nga Ulqini, dhuratë e TIKA-s

Radio Elita nga Ulqini pajiset me aparaturë të re digjitale falë donacionit të Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.

Inaugurohet aparatura e re digjitale e Radio Elitës nga Ulqini, dhuratë e TIKA-s

Inaugurohet aparatura e re digjitale e Radio Elitës nga Ulqini, dhuratë e TIKA-s

Në  Radio Elita u organizua  ceremonia e inaugurimit të aparaturës moderne  teknike  donacion ky i Agjencisë Turke për  Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA. Me këtë rast  ishin te pranishëm kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, Ministri i pakicave Mehmet Zenka, Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip, Koordinatori i TIKËS  Enver Resuglolari.  Për drejtoreshën ekzekutive te Radio Elitës, Vera Katana, ky është investimi më i madh që bëhet ndonjëherë ne radio  qe nga themelimi ne vitin 2002.       ”Fjala është për teknikën më moderne digjitale, atë të studios dhe transmetimit që kalon shifrën mbi 20 mijë euro. Falë këtij donacioni të TIKËS Radio Elita pozicionohet në mesin e radiove më moderne në Mal të Zi por edhe më gjerë. Falënderoj shtetin e Turqisë, Ambasadën e Turqisë në Mal të Zi për bashkëpunimin, si dhe Agjencinë TIKA për këtë donacion të vyer ” tha znj. Katana.

 Avancim i bashkëpunimit midis Ambasadës së Turqisë dhe Komunës së Ulqinit

Për Kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi, bashkëpunimi  i Komunës së Ulqinit  me Ambasadën dhe TIKËN  është  në  nivel të  larte dhe ky bashkëpunim  do te avancohet gjithnjë e me shume ne  realizimin e projekteve  ne komunën e Ulqinit. “ Ky investim ka është i mirëseardhur për Radio Elitën duka marrë para sysh që ky radio është themeluar tash shumë vite dhe ka ekzistuar nevoja për rinovim të aparaturës. Radio Elita informon në mënyrë objektive pa parësi politike “ tha kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq.

Ministri Zenka - Turqia lider politik dhe lider i donacioneve në Rajonin e Ballkanit

Ministri i pakicave  në Qeverinë e Malit të Zi Mehmet Zënka,  vlerësoi larte angazhimin e Agjencisë turke për    zhvillim dhe koordinim TIKA e po ashtu edhe punën e ekipit të Radio Elitës.” Kam kënaqësi të veçantë që ndodhem sot këtu, sepse kemi të bëjmë me dy persona që sa i përket radio informimit janë të parët e kohës së pluralizmit në komunën e Ulqinit të cilët me veprën dhe punën e tyre kanë dëshmuar dhe treguar që janë të punës dhe të profesionit. Falënderoj z. Resuloglari si përfaqësues i një shteti që dëshmon se Turqia nuk është vetëm lider politik por edhe lider i donacioneve konkrete në Rajonin e Ballkanit me shuma që numërohen me miliona. “  Duke falënderuar në emër të Qeverisë së Malit të Zi, ministri Zenka tha se ndihet i lumtur që krahas TIKËS dita ditës po shtohet edhe një numër i madh i investitorëve që janë të interesuar të investojnë në Mal të ZI.

Në Mal të ZI, TIKA realizoi 320 projekte 

Ambasadori Serhat Galip mik i Ulqinit dhe Malit te Zi, veçoi  projektet e shumta që TIKA  ka realizuar në tërë Malin e Zi,  me theks të veçantë  në komunën e Ulqinit.  Ulqini  ne planet e TIKËS  zë një  vend te rëndësishëm .” Deri tani në Mal të Zi, Turqia ka realizuar 320 projekte, prej tyre 14 në Ulqin. Me këtë donacion Radio Elita do të ketë kushte më të mira për punë. Duke iu falënderuar gazetarëve të Radio Elitës, lajmet nga Ulqini dhe Mali i Zi mbërrijnë shumë shpejt në Turqi. Për mua Ulqini dhe qytetarët  e tij kanë një vend të veçantë. Me kënaqësi të madhe vij në këtë qytet. Falënderoj Komunën e Ulqinit për bashkëpunim kualitativ që zgjat me vite të tëra e Qeveria e Turqisë do te vazhdoj të jap ndihmë për zhvillimin e kësaj komune.” tha Ambasadori Galip në fjalën e tij. 

Ndërkaq Koordinatori i TIKËS Enver Resuloglari foli për projektet që do të realizohen në vitin 2019 në Ulqin e që janë Xhamia e Namaz Gjasë  si dhe Hamami i Ali Pashës.

Përndryshe,  dialogu  për  projekte për  forcimin e marrëdhënieve dhe për bashkëpunim te ndërsjellët  vazhdoi dhe gjate  drekës te punës. Në fund  duke falënderuar edhe kolegeve  gazetarëve  dhe ekipeve televizive që përcollën  ceremoninë  mund të shtojmë se ky investim do  të jetë  dhe  një inkurajim për udhëtim afatgjatë, për të vazhduar edhe më tej numërimin e viteve dhe sukseseve.  Përndryshe Radio Elita nga Ulqini është e vetmja radio komerciale që transmeton program në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Deri tanë janë realizuar dhjetëra projekte të ndryshme qoftë radio fonike apo edhe konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta.  Ka bashkëpunim me shumë radio nga Rajoni , ndërkaq bashkëpunimi  me Radio  Televizionin e Turqisë TRT,  është vendosur që nga viti 2015. Që atëherë në valët e Radio Elitës transmetohet çdo ditë programi një orësh i Radios Zëri i Turqisë në shqip si dhe gjatë emisionit të mëngjesit, transmetohet kursi i mësimit të gjuhës turke.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme