• Video galeri

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 39-të)

Pasqyrimi në shtypin turk i luftës shqiptaro-greke III (vijon nga numri i kaluar).

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 39-të)

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 39-të)

Pas fitores “Inönü II” që kishin korrur kundër grekëve ushtritë e parlamentit turk (TBMM orduları) edhe ushtria e Shqipërisë i kishte përfunduar përgatitjet dhe tani mbante një qëndrim më të vendosur ndaj çështjes së Epirit dhe Himarës. Kjo situatë fillon e zë më shpesh vend në shtypin turk. Shtypi turk zhvillimet në kufirin Shqipëri-Greqi edhe i ndjek me vëmendje dhe ua përcjell ato lexuesve, por edhe i shikon me simpati forcat shqiptare dhe këtë simpati e shfaq duke përdorur shprehjen “Forcat Kombëtare të Shqipërisë”, duke i identifikuar ato me Forcat Kombëtare Turke.  

Gazeta “Vakit” e datës 9 maj 1921 në shkrimin që poston në faqe të parë nën titullin “Lëvizja Kombëtare në Shqipëri” shkruan se Greqia, e cila është në pozicionin e pushtuesit si në Anadoll dhe në Shqipëri, zbaton të njëjtat metoda pushtimi tek të dyja hapësirat gjeografike. Greqia pushtimin që kishte bërë në Izmir dhe Traki mundohet ta zbatojë në një formë tjetër edhe në Epirin e Veriut dhe në jug të Shqipërisë, thotë gazeta në artikullin e saj[1]. Kurse gazeta “Peyamı Sabah” e datës 10 maj citon ambasadorin italian të ketë thënë se Greqia nuk do ta pushtojë dot Epirin e Veriut[2]. Në gazetën “Vakit” të datës 10 maj zë vend një lajm me titullin “Fytyra e Vërtetë e Konfliktit Shqiptaro-Grek”[3].

Gazeta “Hakimiyeti Milliye” e datës 10 maj 1921 shkruan se ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është nënshkruar një marrëveshje për Epirin e Veriut[4]. Gazeta “Vakit” e datës 13 maj në lajmin me titull “Shqipëri-Greqi” i informon lexuesit mbi çështjen e Epirit[5].Kurse gazeta “Anadolu’daYeni Gün” në numrin e datës 16 maj 1921 thotë se shqiptarët vazhdojnë organizimin e “forcave kombëtare” kundër Greqisë për shkak të kërcënimit në çështjen e Epirit në veçanti dhe ushtria kombëtare shqiptare është mobilizuar me një seriozitet të madh nën komandën e Hamdi Beut dhe kjo ushtri kombëtare është transferuar drejt kufirit me Greqinë, bën të ditur gazeta[6].

Lajme në lidhje me çështjen e Epirit postojnë edhe gazetat “Vakit” e datës 18 maj 1921[7], gazeta “Peyamı Sabah”[8] e datës 19 maj, gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”[9] e datës 20 maj, gazeta “Vakit”[10] e datës 26 maj. Gazeta “Vakit” e datës 27 maj boton lajmin me titull “Shqipëria përgatitet kundër Greqisë[11], kurse gazeta “Hakimiyeti Milliye” e po të njëjtës datënë faqen e dytë të saj poston një lajmin me titullin “Përleshje të Ashpra Ndërmjet Shqiptarëve dhe Grekëve”[12]

Gazeta “Vakit” e datës 29 maj 1921 në lajmin me titull “Mobilizim i Përgjithshëm në Shqipëri”[13], gazeta “Anadolu’da Yeni Gün” e datës 29 maj në lajmin me titull “Ushtria Kombëtare Shqiptare në Kufirin Grek”[14], gazeta “Hakimiyeti Milliye” e datës30 maj 1921 në lajmin me titull “Shqiptarët Kalojnë Sërish në Ofensivë”[15], gazeta “Anadolu’da Yeni Gün” e datës1 qershor në lajmin me titull “Mobilizim i Përgjithshëm në Shqipëri”[16], gazeta “Vakit” e datës 4 qershor 1921 në lajmin me titull “Shqiptarët Turq!” japin informacione mbi përgatitjet e ushtrisë shqiptare[17].

Gazeta “Hakimiyeti Milliye” e datës8 qershor në faqen e parë poston një lajm nën titullin “Konflikti Shqiptaro-Grek”, ku shkruan se shqiptarët kanë ndaluar eksportin dhe importin dhe nuk kanë pranuar anijet greke në portet shqiptare. Ky lajm zë vend në të njëjtën formë edhe në faqen e dytë të gazetës Anadolu’da Yeni Gün”[18]të po të njëjtës datë.

Rikthimin e Epirit të Veriut Shqipërisë falë qëndrimit të vendosur dhe përpjekjeve të shqiptarëve në kufirin me Greqinë e konfirmon edhe gazeta “Observer”. Siç shkruan gazeta me këtë vendim Anglia ndryshon këndvështrimin e saj ndaj çështjes[19].

Sipas gazetës “Vakit” të datës 14 maj Tirana i jep ultimatum Himarës që ti bashkohet Shqipërisë brenda 24 orëve[20]. Kurse sipas gazetës “Anadolu’da Yeni Gün” të datës 17 maj situata në Shqipëri ka shkaktuar shqetësime në Greqi[21]. Gazeta “Vakit” e datës 19 maj shkruan se Greqia ka dërguar një delegacion në Shqipëri për të biseduar për çështjen e Himarës[22]. Kurse gazeta “Vakit” e datës 20 maj shkruan se shqiptarët kanë rrethuar Himarën[23]. Ndërsa gazeta “Vakit” e datës 22 maj 1921 shkruan se çetat shqiptare të drejtuara nga zabitët turq kanë tentuar të hyjnë në territorin grek[24]. Kurse në datën 23 maj gazeta “Vakit” del para lexuesve me lajmin me titull “Suksesi i Shqiptarëve në Çështjen e Himarës”[25].

Gazeta “Peyamı Sabah” e datës 23 maj shkruan se Himara do ti bashkohet Shqipërisë[26]. E njëjta gazetë (Peyamı Sabah) e datës24 maj njofton se sipas protokollit të nënshkruar ndërmjet shqiptarëve dhe himariotëve administrimi i Himarës do të kalojë në duart e shqiptarëve, por duke u njohur himariotëve disa privilegje[27]. Kurse gazeta “Anadolu’da Yeni Gün” e datës 25 maj thotë se qyteti i Himarës është bashkuar me Shqipërinë[28]. Gazeta “Vakit” e datës 25 maj 1921 shkruan se në kufirin shqiptaro-grek vazhdojnë punime intensive dhe nën drejtimin e oficerëve shqiptarë e turq janë mbledhur çeta të reja sulmuese[29]. Në një kohë kur ushtria turke pas betejave tokësore në Kytahja (Kütahya) dhe Eskishehir (Eskişehir) tërhiqet në pjesën lindore të lumit Sakarja (Sakarya) për t’u përgatitur për një luftë të re edhe qeveria shqiptare shpall mobilizimin në Shqipëri. 

Gazeta“Hakimiyeti Milliye” e datës 31 korrik 1921 në lajmin me titull “Në Shqipëri” shkruan se në Shqipëri është shpallur mobilizim i përgjithshëm dhe të gjithë shqiptarët duke filluar nga mosha 15 vjeç deri në moshën 40 vjeç janë thirrur nën armë. Kurse në Dibër një çetë shqiptare është përleshur me një batalion serb[30].

Kur ushtritë e parlamentit turk (TBMM) fillojnë Betejën e Sakarjas qeveria greke dërgon përforcime për bllokimin e brigjeve të Shqipërisë, kurse shqiptarët kryejnë sërish veprime në kufirin grek dhe bëjnë përgatitje ushtarake për të rimarrë të drejtat e tyre në Epir dhe Adriatik[31]. Gjatë Betejës së Sakarya-s kur kuptohet që Greqia do ta humbasë luftën, Anglia, e cila kërkonte që Greqia të përqendrohej me të gjitha trupat e saj ushtarake në Anadoll, deklaron se Greqia ka hequr dorë nga pushtimi dhe pretendimet në Shqipëri. Gazeta “Vakit” e datës 12 shtator 1921 në një lajm të saj shkruan se ka marrë formë të prerë vendimi që kufijtë e Shqipërisë do të rregullohen sipas vitit 1913 dhe madje Gjirokastra me Korçën, të cilat gjatë luftës i ishin lënë Greqisë, do ti jepen sërish Shqipërisë[32].

          Nuk ka dyshim se mbështetja ushtarake që Turqia i dha Shqipërisë ka qenë një kontribut i rëndësishëm në shpëtimin e këtij vendi nga pushtimi grek. Një gjendje e tillë në të njëjtën kohë është sukses edhe i planit për ti ndarë forcat ushtarake të Greqisë në dy fronte. Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) Mustafa Qemal Pasha, në fjalën që mbajti në seancën e mbyllur në parlament në datën 11 maj 1920 thotë se ushtria greke me 110 mijë personel për shkak të senbilitetit e qëndrimit që Shqipëria tregoi kundër Greqisë është detyruar që një pjesë të forcave të saj ti dërgojë në Maqedoni[33]. Edhe gjenerali N.Trikupis thotë se për shkak të qëndresës së shqiptarëve fronti grek në Anadollin Perëndimor është dobësuar si pasojë e tërheqjes së një divizioni që qeveria greke bëri nga trupat që kishte dërguar në Anadoll[34]. Kështu arrin të shënojë sukses bashkëpunimi ushtarak turko-shqiptar kundër pushtimit të përbashkët grek. Greqia ndërkohë që ishte nisur për të ngadhënjyer Anadollin pasi kishte pushtuar njëherë Shqipërinë detyrohet që ti japë fund pushtimin në Shqipërinë fqinje. Në fund të këtij informimi përmes tre shkrimeve mund të arrihet në konkluzionin që në vitin 1921 qeveria e parlamentit turk (TBMM) e ka mbështetur Shqipërinë ushtarakisht dhe po ashtu edhe shtypi turk i kohës i ka pasqyruar zhvillimet duke e vlerësuar Shqipërinë si të ishte një pjesë e frontit të luftës që bëhej në Anadoll kundër pushtuesve grekë.   

U përgatit nga: Dr. Halil ÖZCAN (Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Baskent” në Ankara.)

U përshtat në shqip nga: Serdar HÜSEYNİ 

Burimet dhe literatura kryesore:

-              Fjalimet e Ataturkut në Seancat e Mbyllura të Parlamentit të Parë (T.B.M.M) (përshtatur me turqishten e sotme) 24.4.1920-25.2.1922, Shkruar dhe Përgatitur nga İbrahim Sâdi Öztürk, Dhoma e Tregtisë së Ankarasë (ATO), Ankara, 2004.

-              Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”,16 Maj 1921, 17 Maj 1921, fq.1.20 Maj 1921, 25 Maj 1921, 29 Maj 1921, 1 Qershor 1921, 8 Qershor 1921,  6 Shtator 1921.

-              Gazeta “Hakimiyeti Milliye”, 10 Maj 1921, 27 Maj 1921, 30 Maj 1921,  8 Qershor 1921, 31 Korrik 1921, 4 Shtator 1921,

-              Nesip Kaçi, “Si vlerësohet Atatürku në Shqipëri?”, Simpozium me rastin e 50-vjetorit të Vdekjes së Ataturkut, (31 Tetor-1 Nëntor 1988), Universiteti i Ankarasë, Ankara, 1988, fq.50

-              ÖZCAN, Halil, Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në Periudhën e Ataturkut, Qendra e Studimeve të Ataturkut, Ankara, 2011.

-              Gazeta “Peyamı Sabah”, 10 Maj 1921,19 Maj 1921, 23 Maj 1921, 24 Maj 1921, 20 Gusht 1921,7 Shtator 1921,

-              Gazeta “Vakit”, 9 Maj 1921 , 13 Maj 1921, 14 Maj 1921, 18 Maj 1921, 19 Maj 1921, 20 Maj 1921, 22 Maj 1921, 23 Maj 1921, 25 Maj 1921, 26 Maj 1921, , 27 Maj 1921, 29 Maj 1921, 4 Qershor 1921, 12 Shtator 1921,

 

[1]Gazeta “Vakit”, 9 Maj 1921, fq.1.

[2]Gazeta “Peyamı Sabah”, 10 Maj 1921, fq.1

[3]Vakit Gazetesi, 10 Maj 1921, fq.1.

[4]Gazeta “Hakimiyeti Milliye”, 10 Maj 1921, fq.2.

[5]Gazeta “Vakit”, 13 Maj 1921, fq.1.

[6]Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 16 Maj 1921, fq.1.

[7]Gazeta “Vakit”, 18 Maj 1921, fq.1.

[8]Gazeta “Peyamı Sabah”, 19 Maj 1921, fq.1.

[9]Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 20 Maj 1921, fq.1.

[10]Gazeta “Vakit”, 26 Maj 1921, fq.1.

[11]Gazeta “Vakit”, 27 Maj 1921, fq.1.

[12][12] Gazeta “Hakimiyeti Milliye”, 27 Maj 1921, fq.2.

[13]Gazeta “Vakit”, 29 Maj 1921, fq.1.

[14]Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 29 Maj 1921, fq.1.

[15]Gazeta “Hakimiyeti Milliye”, 30 Maj 1921, fq.2.

[16]Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 1 Qershor 1921, fq.2.

[17]Gazeta “Vakit”, 4 Qershor 1921, fq.1. 

[18]Gazeta “Hakimiyeti Milliye”, 8 Qershor 1921, fq.1.  Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 8 Haziran 1921, fq.2.

[19]Gazeta “Peyamı Sabah”, 7 Shtator 1921, fq.2.

[20]Gazeta “Vakit”, 14 Maj 1921, fq.1.

[21]Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 17 Maj 1921, fq.1.

[22]Gazeta “Vakit”, 19 Maj 1921, fq.1.

[23]Gazeta “Vakit”, 20 Maj 1921, fq.1.

[24]Gazeta “Vakit”, 22 Maj 1921, fq.1.

[25]Gazeta “Vakit”, 23 Maj 1921, fq.2.

[26]Gazeta “Peyamı Sabah”, 23 Maj 1921, fq.1.

[27]Gazeta “Peyamı Sabah”, 24 Maj 1921, fq.1.

[28]Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 25 Maj 1921, fq.1.

[29]Gazeta “Vakit”, 25 Maj 1921, fq.3.

[30]Gazeta “Hakimiyeti Milliye”, 31 Korrik 1921, fq.2. Gazeta “Peyamı Sabah”, 20 Gusht 1921, fq.1.

[31]Gazeta “Anadolu’da Yeni Gün”, 6 Shtator 1921, fq.1.

[32]Gazeta “Vakit”, 12 Shtator 1921, fq.1.

[33]Fjalimet e Ataturkut në Seancat e Mbyllura të Parlamentit të Parë (T.B.M.M) (me turqishten e sotme) 24.4.1920-25.2.1922, Shkruar dhe Përgatitur nga İbrahim Sâdi Öztürk, Dhoma e Tregtisë së Ankarasë (ATO), Ankara, 2004, fq.50.

[34]Nesip Kaçi, “Si vlerësohet Atatürku në Shqipëri?”, Simpozium me rastin e 50-vjetorit të Vdekjes së Ataturkut, (31 Tetor-1 Nëntor 1988), Universiteti i Ankarasë, Ankara, 1988, fq. 50



Lajme të ngjashme