Angela Merkel: Maqedonasit të vendosin vetë për të ardhmen e tyre

Askush nuk i kërcënon qytetarët e Maqedonisë me izolim dhe janë ata që duhet të vendosin për të ardhmen e shtetit dhe kjo e ardhme mund të jetë anëtarësimi në NATO dhe në BE, deklaroi të shtunën Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Shkup...

Angela Merkel: Maqedonasit të vendosin vetë për të ardhmen e tyre

Askush nuk i kërcënon qytetarët e Maqedonisë me izolim dhe janë ata që duhet të vendosin për të ardhmen e shtetit dhe kjo e ardhme mund të jetë anëtarësimi në NATO dhe në BE, nëse keni sukses në referendumin e 30 shtatorit, deklaroi të shtunën Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Shkup.

“Ekzistoi një mosmarrëveshje midis vendit tuaj dhe Greqisë dhe duhej të gjendej zgjidhje. Prandaj çështja e emrit dhe çështja për anëtarësim lidhen bashkë. Kjo është çështje që nuk lidhet me qeverinë. Më 30 shtator, maqedonasit kanë mundësi të njëjtë siç vepruan para 27 vitesh, të votojnë nëse duan t’i takojnë familjes së BE-së dhe NATO-s”, theksoi Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Mos qëndroni në shtëpi më 30 shtator, në këtë datë historike. Shfrytëzoni shansin dhe thoni se çfarë të ardhme dëshironi të keni”, shtoi ajo.

Kryeministri Zaev i shprehu mirëseardhjen Merkelit, si kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedoninë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Merkel tha se të shtunën nuk do të takohej me Presidentin Ivanov, por vetëm me palën opozitare.



Lajme të ngjashme