• Video galeri

Aleksandar Vuçiç: I lumtur që ndodhem në Kosovë

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas mbërritjes në Kosovë, në kalimin kufitar të Bërnjakut...

Aleksandar Vuçiç: I lumtur që ndodhem në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas mbërritjes në Zubin Potok në kalimin kufitar të Bërnjakut, ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vizitën dyditore në Kosovë.

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm”, u shpreh ai gjatë qëndrimit në Zubin Potok, ku vizitoi Qendrën për Ekologjinë dhe Zhvillimin e Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq.

“Këto janë objekte që janë ndërtuar me paratë e qytetarëve të Serbisë dhe do të përdoren nga të rinjtë e këtij rajoni”, tha Vuçiç, me të cilin në Kosovë janë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar dhe kreu i BIA-s, Bratislav Gashiç.

Në prag të vizitës së presidentit të Serbisë, KFOR-i tha në një deklaratë se situata është e qetë dhe me stabilitet

KFOR-i është urdhëruar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lejuar një vizitë nga Presidenti Vuçiq, i cili tha se në Kosovë do të mbajë fjalimin e tij më të rëndësishëm.



Lajme të ngjashme