Bushati për marrëveshjen e detit: Ka rezistencë nga Greqia dhe Shqipëria

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë merr pjesë në takimin i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në kuadër të Samitit të Londrës për Ballkanin Perëndimor.

Berat Amasya kardeş şehir
Berat Amasya kardeş şehir
osmanlıca arnavutluk 2
osmanlıca arnavutluk
Bushati
Bushati samit.jpg

Bushati për marrëveshjen e detit: Ka rezistencë nga Greqia dhe Shqipëria

Takimi Rama-Tsipras është një mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhen të jepen në procesin e dialogut me Greqinë.

Kështu deklaroi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili  merr pjesë në Samitin e Londrës, takimi i pestë i Procesit të Berlinit.

Duke iu përgjigjur interesit të medias për dialogun e nisur me Greqinë, ministri Bushati tha se takimi Rama-Tsipras është mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.

Ministri tha më tej se rezistenca ka të bëjë më tepër me qëndrime politike si në Shqipëri dhe në Greqi, duke u shprehur se segmente të caktuara ose preferojnë status quo ose janë kundër një perspektive të përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Greqisë.

“…Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri, qoftë në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe me vullnet politik të qartë në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete…”.

Duke ju referuar takimit mes Ramës dhe Tsipras, të cilët marrin pjesë në Samitin e Londrës, Bushati tha se kjo është një mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit, që duhet të jepen në këtë proces. 

“…Takimi mes kryeministrave Rama e Tsipras, do të jetë një mundësi e artë jo vetëm për të shqyrtuar progresin e bërë nga ministrat e Jashtëm dhe ekipet respektive teknike, por edhe për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces…”.

Kreu i diplomacisë u ndal edhe tek çështja e migracionit  për të cilën theksoi se : “Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i njëjtë. Jemi për aplikimin e parimit të solidaritetit dhe proporcionalitetit, sipas të cilit, secili prej vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kufitare në këtë fenomen duhet të japin mbështetjen dhe kontributin e tyre për ta kapërcyer këtë krizë”.

Ministri foli më tej dhe për rëndësinë e samitit të Londrës, që për herë të parë solli në tryezën e Procesit të Berlinit çështjet e sigurisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Ndërsa, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras nga Londra ka deklaruar se: “Po përpiqemi të zgjidhim problemet midis Greqisë e Shqipërisë. Ballkani po ndryshon dhe kjo duket nga marrëveshja e Prespës dhe rigjallërimi i agjendës së Selanikut për integrimin evropian të rajonit…”.

***

- Shkollë Verore e Osmanishtes në Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit mes Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Institutit "Yunus Emre" Tiranë, edhe këtë vit organizohet Shkolla Verore e Osmanishtes.

Me rastin e fillimit të kësaj shkolle u organizua një aktivitetit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, ku në fjalën e tij rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Mynyr Koni, tha se kjo shkollë po hyn në ritmin e saj normal, që tregon sipas tij jo vetëm vërtetësinë e kërkimeve shkencore, por ofron një mundësi të mirë të përgatitjes së specialistëve në gjuhën e rrallë të osmanishtes.

Koni tha se mësimi i osmanishtes është një domosdoshmëri për studimin e dokumenteve të ndryshme që ndodhen në Shqipëri apo në institucionet e Turqisë.

Le të shërbejë kjo shkollë verore periodike, gradualisht me përpjekjet që ne do të bëjmë me strukturat e fakultetit që të ngremë dhe një qendër të rëndësishme kërkimore shkencore pranë këtij fakulteti, që si objekt substancial të ketë studimet e përbashkëta turko-shqiptare”, tha ai.

Sipas Konit, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë shekullore dhe kjo e bën të domosdoshme ngritjen dhe thellimin e këtyre studimeve.

"E kaluara duhet të mësohet me burime më të sakta dhe transparente".

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën politike janë në nivel shumë të mirë dhe këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e betimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Edhe marrëdhëniet ekonomike janë në nivel shumë të mirë. Në Shqipëri aktualisht veprojnë mbi 400 kompani turke. Turqia është vendi i dytë më i madh eksportues drejt Shqipërisë. Në këtë kuadër kaq të gjerë ka një mangësi në komunikimin intelektual të njerëzve të dy vendeve për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin. Turqit dhe shqiptarët si dy popuj vëllezër bashkëjetuan mbi 500 vjet dhe ka një akumulim të rëndësishëm që buron nga këto 500 vjet bashkëjetesë”, tha Yörük.

Sipas ambasadorit Yörük, brezat e rinj qoftë në Turqi, qoftë në Shqipëri, duhet ta mësojnë të kaluarën e tyre me burime më të sakta dhe transparente.

Ju duke marrë pjesë në këtë shkollës verore do të mundësoni që të dalin në dritë të diellit disa ngjarje, disa dokumente të cilat aktualisht ndodhen në hije. Shoqëritë që nuk njohin mirë të kaluarën e tyre, nuk mund të planifikojnë në mënyrë të sigurt dhe të qartë të ardhmen e tyre. Ne marrëdhëniet tona nuk duhet t’i vendosim, duke u mbështetur në dokumente, fakte dhe ngjarje që na i imponojnë të huajt, por ne duhet t’i përcaktojmë duke i lexuar dokumentet tona të përbashkëta dhe duke i marrë vetë vendimet tona. Ju do të kontribuoni për këtë”, deklaroi ambasadori turk.

Duke folur për bashkëpunimin me Universitetin e Tiranës, Yörük tha se brenda një kohe të shkurtër në këtë fakultet do të fillojë veprimtarinë qendra e studimeve të përbashkëta turko-shqiptare. Gjithashtu ambasadori Yörük tha se "dëshirojmë të ngremë edhe departamentin e tokologjisë".

Drejtori i Institutit "Yunus Emre" Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, tha se duke studiuar më shumë edhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen edhe më shumë.

Këtë vit shkolla verore po organizohet për herë të tretë dhe unë jam shumë i kënaqur që numri i studentëve pjesëmarrës ka ardhur në rritje nga viti në vit. Kam bindjen se duke studiuar më shumë edhe marrëdhëniet tona do të forcohen edhe më shumë dhe ndaj i kushtoj një rëndësi të veçantë veprimtarive të tilla”, tha Demirbaş.

Shkolla Verore e Osmanishtes organizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Institutit "Yunus Emre" Tiranë, ndërsa pjesë e saj do të jenë 60 pjesëmarrës të ndarë në dy grupe, në nivelin fillestar dhe nivelin e avancuar, që do ta frekuentojnë deri më 20 korrik.

Pjesë e leksioneve, seminareve dhe aktiviteteve në kuadër të kësaj shkolle do të jenë studiues dhe profesorë nga Shqipëria dhe Turqia. Përveç përvetësimit të osmanishtes studentët pjesëmarrës do të marrin njohuri për marrëdhëniet historike, gjuhësore, trashëgiminë kulturore osmane në Shqipëri, etj.

Njëkohësisht kjo shkollë verore organizohet edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës e cila ka filluar më 2 korrik dhe përfundon më 20 korrik.

***

-Bashkia Berat dhe Bashkia Amasya e Turqisë, bashkëpunim në disa fusha

Bashkia e Beratit dhe ajo e Amasyas, Turqi do të ngrenë grupe të përbashkëta pune për realizimin dhe konkretizimin e disa projekteve në fushat ekonomike, sociale dhe kulturore.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e një mbi një dritareve mes kryetarit të bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj dhe nënkryetarit të bashkisë Amasya, Osman Akbas.

Bashkia e Beratit dhe ajo e Amasyas, si bashki binjake, kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërmjet tyre për projekte të përbashkëta në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, arsimit, shërbimeve sociale, produkteve industriale dhe bujqësore.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj u shpreh se “…E përbashkëta e diskutimeve të sotme midis të dyja palëve lidhej me faktin që projektet e bashkëpunimit të mos mbeteshin vetëm në kuadrin e fjalëve, por të kalonin në fazën e konkretizimit, duke ngritur grupe të përbashkëta pune për realizmin e tyre”.

Ky bashkëpunim do të konsistojë kryesisht në përgatitjen e projekteve sipas standardeve evropiane, në mënyrë që edhe Amasya, duke ndjekur modelin e Beratit, të bëhet shumë shpejt pjesë e UNESCO-s; projekte për të përftuar nga fondi IPA; shkëmbim eksperiencash midis të rinjve shqiptarë dhe turq, duke i bërë ata pjesëmarrës në Kampin “Trashëgimi plus”; shkëmbim përvoje në fushën e restaurimeve, monumenteve të kulturës, shërbimeve sociale, aktiviteteve kulturore etj…”, theksoi ai.

Në fund të takimit, të ftuarit nga Amasya vizituan qendrat kulturore dhe historike të qytetit të Beratit.

***

-Në Tiranë u promovua libri me poezi “Pluhun n’ecje”

Para pak ditëve në mes miqve, hoxhallarëve nga Shqipëria dhe trojet shqiptare, intelektualëve, studentëve, dhe përfaqësuesve të shoqatave dhe institucioneve të ndryshme turke, arabe etj, u promovua libri me poezi “Pluhun n’ecje”, me autor Burhan Al-Din Fili, mendimtar islam dhe ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë për vendet islame në vitet 1992-1996.

Takimi u hap me leximin e disa ajeteve kuranore dhe më pas u mbajtën kumtesa rreth librit, ku kumtuesit : Justian Topulli, Diana Cane, Enkelejda Murataj, Roald Hysa, Erisad Lugjaj, etj,  vlerësuan dhe çmuan lart botimin që si nga përmbajtja ashtu dhe nga ana e strukturimit të vargjeve të fton ta lexosh. Poezi të arrira për nga këndvështrimi artistik, filozofik, realist e teologjik. Një libër ku çdo vlerë njerëzore është portretizuar aq thjeshtë e aq natyrshëm…, u shprehën ndër të tjera referuesit.

Nga ana tjetër, libri me poezi të mendimtarit islam e poetit, Burhan Fili vizaton mjeshtërisht me penën e tij artistike dhe me dialekt “gegnisht”  një mozaik poetik, ku gërshetohen në mënyrë harmonike disa tematika të ndryshme si: kultura fetare islame dhe kontributi i dijetarëve shqiptarë në fushën e besimit, atdhedashuria dhe malli për vendlindjen dhe natyrën e bukur shqiptare si: burrëria, bujaria, krenaria, familja dhe miqësia.

Një poezi që pasqyron atdhedashurinë dhe mallin për vendlindjen është poezia “Shkodër Loce”, në të cilën poeti e fton lexuesin me imagjinatën e tij letrare të shijojë bukurinë e natyrës shkodrane. Poeti vlerëson rolin drejtues të Shkodrës dhe banorëve të saj në historinë e Shqipërisë me kulturën e saj, duke krahasuar Shkodrën me Stambollin e Ballkanit:

Je nderu prej Perendis,

Për me kene ylli Shqipnisë!

Dje dhe sot dhe gjithmonë,

Ti je shpresë, ti je jehonë.

Qysh në mengjez të historisë,

Ti nishan i dhe burrnisë.

…………………………..

Vallë kush i ka këto bukuri?

Gërshetu: natyrë, njeri.

Porsi në gem e bukura mollë,

Ti n Ballkan ishe Stamboll.

Përveç saj, autori i këtij libri i kushton një rëndësi të veçantë rolit dhe shembullit të një udhëheqësi burrnor në shkallë botërore, pikërisht Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, duke ia kushtuar atij një poezi titulluar: “Një  Minutë, Rexhep Tajjip Erdogani”!.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie promovuese të librit me poezi “Pluhun n’ecje”, autori Burhan Fili para të pranishmëve mes të tjerave tha:

“….Kjo që jemi sonte manifeston një shprehje të mrekullueshme që ne natyrshëm duhet ta përcjellim përherë. Ky tubim dhe ky bashkim nuk duhet të quhet aksidentalisht, por duhet të jetë në vazhdimësi dhe me një bashkëpunim në mesin tonë, pa asnjë alergji. Falënderoj Lidhjen e Hoxhallarëve që ndërmori këtë hap dhe gjithë ato që punuan me orë të zgjatura, për të realizuar një libër të tillë që quhet “Pluhur n’ ecje”. Më shikoni mu këtu! Edhe unë kam qenë i vogël, kam qenë fëmijë, jam rrëzuar, jam çuar, jam rritur, udhëtoj gjithandej...Por, po ta shikosh në vetvete asgjë më tepër sesa një grusht dhe një vazo që përcillet nga dhoma në dhomë dhe endet poshtë e lartë, por është një vazo që nuk i harron rrënjët, nuk e harron tokën të cilën është mbjellë dhe detyrën për të prodhuar frytin. Në vetvete ne jemi një llambë nga këto llambat, drita nuk është e saj, drita vjen nga tjetër kush, pra shpirti që kemi ne është drita e Allahut xh. sh. Dhe nëse llamba digjet, drita se ka fajin, por është llamba. Secili nga ne kemi një skandencë në vete, nuk e shohim datën e skadencës, por ne duhet të përpiqemi që ta duam veten dhe ta ruajmë atë me kujdes. ” Pluhur n’ecje”; të gjithë jeni hoxhallarë pjesa më e madhe dhe dashamirë të hoxhallarëve lexues. Ekzistojnë disa  ajete dhe hadhithe të Pejgamberit a.s., të cilat bëjnë të qartë se si jemi krijuar dhe se si jemi zhvilluar, mirëpo ne duhet të dimë atë që jemi aq të mrekullueshëm nëse jemi me dritën e Allahut xh.sh., por nëse jemi të larguar prej asaj drite nuk jemi asgjë më tepër se sa një grusht dhe që endet poshtë e lartë...”!

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme