Me biçikletë nga Shkupi në Stamboll në kujtim të dëshmorëve të 15 Korrikut

Tre çiklistë nga Maqedonia do t’u japin pedaleve nga Shkupi deri në Stamboll në përkujtim të dëshmorëve të 15 Korrikut.

Makedonya-dan üç Türk  15 temmuz şehitleri için Üsküp-ten İstanbul-a pedal çevirecek_07.jpg
Makedonya-dan üç Türk  15 temmuz şehitleri için Üsküp-ten İstanbul-a pedal çevirecek_01.jpg
Makedonya-dan üç Türk  15 temmuz şehitleri için Üsküp-ten İstanbul-a pedal çevirecek_04.jpg
Makedonya-dan Zekeriya Muharem 15 temmuz şehitleri için Üsküp-ten İstanbul-a pedal çevirecek_02.jpg
Makedonya-dan Levent Rıfat 15 temmuz şehitleri için Üsküp-ten İstanbul-a pedal çevirecek_02.jpg
Makedonya-dan Daim Muharem 15 temmuz şehitleri için Üsküp-ten İstanbul-a pedal çevirecek_03.jpg

Çiklistët profesionistë Daim Muharem, Levent Rifat dhe Bekim Kalisi, të cilët u nisën nga shtëpia e familjes Olçok në Shkup, synojnë të arrijnë në Stamboll me biçikletat e tyre duke udhëtuar nga Greqia.

13-vjeçari Daim Muharem nga Gostivari, thotë se që dy vite është duke u marrë me këtë si profesion dhe se ka fituar vendin e parë në Maqedoni U-15 në kategorinë individuale kundër kohës. Ai tha se natën e 15 korrikut nuk kanë fjetur deri në mëngjes dhe se babai i tij është gjendur në Stamboll.

Muharem tha se ideja i erdhi në mendje si detyrim ndaj dëshmorëve të 15 Korrikut dhe Abdullah Tayyip Olçok. "Një mbrëmje ishim duke biseduar me babanë dhe më janë kujtuar dëshmorët e 15 Korrikut. I tregova se për nder të atyre dëshiroj ti jap biçikletës dhe babai më mbështeti", tregon Muharem.

Ndërsa Levent Rifat nga Ohri, i cili ka fituar disa herë vendin e parë në Maqedoni, thotë se kanë vendosur që t’u japë pedaleve për Abdullah Tayyip Olçok dhe të gjithë dëshmorët e 15 Korrikut, nga Shkupi deri në Stamboll.

"Më pyeti nëse mund të bëjmë diçka të tillë dhe unë i tregova se dëshiroj të marrë pjesë dhe morën një vendim të tillë. Sot do të nisemi nga Shkupi deri në Stamboll", tregon Rifat duke shtuar se ideja ka ardhur nga Daimi, të cilën e do si vëllain e tij.

Ai ndër të tjera theksoi se vendi i parë i pushimit do të jetë në Dojran, në juglindje të Maqedonisë, ndërsa më pas në Greqi do të qëndrojnë dy ditë si dhe planifikojnë të lëvizin pedalet dy ditë në Turqi pas së cilës do të arrijnë në Stamboll.

Babai i Daimit, Zekerija Muharem, duke rikujtuar se më 15 korrik ka qenë në Stamboll, tregon se për të mbështetur këtë ide të djalit të tij do t'i ndjekë ata gjatë gjithë rrugëtimit.

Zekerija Muharem më tej tha se djali i tij një mbrëmje në shtëpi është konsultuar me të se çfarë mund të bëjë. "Tha se është i gatshëm t’u japë pedaleve për dëshmorët, veçanërisht tha se është i gatshëm për Abdullah Tayyip Olçok. Ne nuk i kemi harruar ato ditë, nuk do t'i harrojmë dhe nuk do të lejojmë të harrohen", u shpreh ai. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme