• Video galeri

Kosovë – Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në Samitin e Sofjes

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të mërkurën për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor...

Kosovë – Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në Samitin e Sofjes

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të mërkurën për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, bën të ditur në një njoftim për shtyp Presidenca kosovare.

Në kuadër të këtij samiti, Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.

Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. /ATSH



Lajme të ngjashme