Gramoz Ruçi merr pjesë në Asamblenë e PABSEC-së në Stamboll

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që mbahet në Stamboll më 16 maj 2018...

Gramoz Ruçi merr pjesë në Asamblenë e PABSEC-së në Stamboll

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që mbahet në Stamboll më 16 maj 2018.

Në njoftimin zyrtar nga Kuvendi bëhet e ditur se “Kryetari i Kuvendit, Ruçi, është njëkohësisht President i PABSEC-së deri me 21 qershor 2018, ku do të kryhet rotacioni i Presidencës gjatë punimeve të Asamblesë së 51-të të Përgjithshme të PABSEC-së në Tiranë”.

Takimi i kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të PABSEC-së zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Gjatë ditëve të mbledhjes, Ruçi do të zhvillojë takime me kryetarët e parlamenteve të Greqisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe kryetarin e Senatit të Rumanisë”.

Kryeparlamentari Ruçi, do të mbajë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të PABSEC-së. /ATSH



Lajme të ngjashme