Zonat e mbrojtura në Shqipëri tërheqin turistët e huaj

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mori pjesë për të dytën herë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Natyror dhe Vëzhgimin e Zogjve (birdëatching fair) në Comacchio, Itali.

Zonat e mbrojtura në Shqipëri tërheqin turistët e huaj

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mori pjesë për të dytën herë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Natyror dhe Vëzhgimin e Zogjve (birdëatching fair) në Comacchio, Itali.

Kjo pjesëmarrje u sigurua me mbështetjen e Projektit NaturAL, i financuar nga Bashkimi Evropian si një mundësi e mirë për promovimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri si destinacione turistike të qëndrueshme.

Panairi Ndërkombëtar i Birdwatching dhe Natyrës në Comacchio, Itali, në Parkun e Deltës së Lumit Po në Emiglia Romagna, është një event i rëndësishëm për të gjithë ata që dashurojnë natyrën, fotografinë dhe “slow tourism”.

Të gjitha aktivitetet pjesë e këtij panairi u organizuan nga DELTA 2000 me mbështetjen e LIPU (Shoqata italiane për mbrojtjen e shpendëve). Ai ju ofroi mundësi stafit të Agjencisë dhe kompanive turistike që ofrojnë aktivitete bazuar në natyrë të shkëmbejnë informacione dhe të provojnë pajisjet optike më të përditësuara, si dhe të zbulojnë oferta të reja mbi destinacionet ndërkombëtare turistike natyrore.

Vizitorët u gjenden në zemër të Parkut të deltës Po, ku mundën të zbulojnë trashëgiminë natyrore të paçmueshme, nëpërmjet ecjes, vozitjes, shëtitjes më biçikletë dhe aktiviteteve të tjera të cilat u zhvilluan në zonën e ekspozitës.

Gjatë 4 ditëve të panairit, stenda e AKZM-së u vizitua nga mbi 1 000 vizitorë. Punonjësit e AKZM-së dhe të Administratave rajonale ju prezantuan vizitorëve, Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë dhe veçoritë specifike të tyre. Vizitorët italianë, qytetarë të thjeshtë, por dhe ekspertë të kësaj fushe, të turizmit natyror, biologë, apo fotografë të natyrës shprehën shumë interes për të vizituar Shqipërinë, një vend ende i panjohur, përsa i përket vlerave natyrore që mbart.



Lajme të ngjashme