Mali i Zi sot voton për presidentin e ri të vendit

Sot në orën 08.00 sipas orës së Turqisë qytetarët e Malit të Zi u dyndën drejt kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet presidenciale për Presidentin e ri të vendit.

Mali i Zi sot voton për presidentin e ri të vendit

Sot në orën 08.00 sipas orës së Turqisë qytetarët e Malit të Zi u dyndën drejt kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet presidenciale për Presidentin e ri të vendit.

Në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë 7 kandidatë në mesin e të cilëve një është grua, kanë të drejtën e votës 532 mijë e 599 qytetarë, që mund të votojnë në 1.214 qendra votimi brenda dhe jashtë vendit.

Në këto zgjedhje, të cilat janë të 7-at me radhë pas kalimit të Malit të Zi në sistem shumëpartiak në vitin 1990, garojnë kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, kandidatja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviç, kandidati i Partisë "Mali i Zi i Drejtë", Marko Milaçiç, kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbi Kalaç, kandidati i koalicionit serb, Dobrilo Dedeiç, kandidati i Partisë Pozitive të Malit të Zi, Mladen Bojaniç dhe kandidat i pavarur Vasilije Miliçkoviç.

Procesi i votimit filloi në orën 07.00 sipas orës lokale dhe do të përfundojë në orën 20.00, ndërsa rezultatet e para jo zyrtare pritet që të shpallen para mesnatës.

Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, atëherë dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota do të garojnë në një raundin e dytë që do të mbahet pas 14 ditësh.

Ndërkohë më 20 maj do të përfundojë zyrtarisht mandati i Presidentit aktual të vendit, Filip Vujanoviç, i cili ka fituar zgjedhjet e mbajtura në vitin 2003, 2008 dhe 2013 në Malin e Zi.



Lajme të ngjashme