103-vjetori i Fitores së Çanakalasë përkujtohet edhe në Shqipëri

Shqipëria i është bashkuar aktiviteteve përkujtimore me rastin e 18 Marsit, Ditës së Fitorës së Çanakkalasë, ku në qytetin e Shkodrës, nën kujdesin e institutit "Yunus Emre" dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë u organizuan ceremoni dhe aktivitete.

Yunus Emre_İşkodra_18 mart sehitleri anma günü ve canakkale deniz zaferi_06.jpg
Yunus Emre_İşkodra_18 mart sehitleri anma günü ve canakkale deniz zaferi_07.jpg
Murat Ahmet Yörük_Yunus Emre_İşkodra_18 mart sehitleri anma gününde.jpg
Yunus Emre_İşkodra_18 mart sehitleri anma günü ve canakkale deniz zaferi_10.jpg
Yunus Emre_İşkodra_18 mart sehitleri anma günü ve canakkale deniz zaferi_09.jpg

Dëshmorët e Çakanalasë u evokuan në Shkodër

 

Në Shkodër, nën kujdesin e institutit turk "Yunus Emre" është organizuar ceremonia e përkujtimit “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të 18 Marsit” ose ndryshe Dita e Fitores së Çanakkalasë, me pjesëmarrjen e ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, autoriteteve zyrtare shqiptare, gjithë personelit të ambasadës, familjeve të ushtarakëve të rënë dëshmorë në Betejën e Çanakkalasë, përfaqësuesve të shoqatave dhe institucioneve turke në Shqipëri, qytetarë të Shkodrës, etj.

Pas këndimit të himneve turk dhe atij shqiptar, nga autoritetet u bë vendosja e kurorave me lule në Monumentin e komandantit legjendar turk, "Hasan Riza Pasha", që ndodhet në qendër të qytetit.

Nga ana tjetër, ceremonitë kanë vazhduar në ambientet e institutit turk "Yunus Emre" në Shkodër, ku në programin përkujtimor mbajti një fjalë përshëndetëse, drejtori i institutit, Zafer Kıyıcı, ku gjatë fjalës së tij tha se: Çanakkalaja është toka, ku u përjetua një nga betejat më të përgjakshme në historinë e kombit turk.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në fjalën e tij, theksoi se sot jemi mbledhur me rastin e përvjetorit të 103-të të Betejës së Çanakkalasë.

"...“Sot, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të 18 Marsit dhe përvjetorit të 103-të të Betejës së Çanakkalasë jemi mbledhur në Shkodër, në njërin nga qytetet më të bukur dhe më me shumë vlera në Ballkan, jemi mbledhur para Monumentit të Hasan Riza Pashës, i cili është i vetmi për dëshmorët turq që ndodhet në Shqipëri..." u shpreh Yörük.

Gjithashtu, ambasadori turk shtoi se "Ashtu siç thekson poeti ynë kombëtar Mehmet Akif Ersoy në vargjet madhështore të veprës së tij, të titulluar 'Dëshmorëve të Çanakkalasë', diplomatët tanë, ushtarakët tanë dhe policët tanë që kanë humbur jetën në të kaluarën e afërt dhe në ditët e sotme, gjatë atentateve terroriste armene, në Qipro, në ngjarjet e 15 korrikut 2016, në operacionin 'Mburoja e Eufratit' dhe në operacionin 'Dega e Ullirit' kanë shkruar epope vetëmohimi dhe heroizmi kundër PKK-së, YPG-së, ASALA-s, FETO-s dhe të gjitha veglave të tyre...".

Në këtë aktivitet, sollën kujtime të tyre familjarë të disa dëshmorëve shqiptarë të rënë gjatë luftës së Çanakkalesë.

Në fund të këtij aktiviteti, që u shoqërua me shfaqje filmash, ku tregohej rëndësia e 18-të Marsit, u lexua pjesë nga Kur'ani Famëlartë dhe këndim të lutjeve për shpirtrat e të gjithë dëshmorëve nga Yasin Şengül, koordinator në zyrën e këshilltarit të çështjeve fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, më pas gostitja me hallvë si dhe u shfaq ekspozita “Çanakkala 1915”me të dhëna, dokumente dhe fotografi nga Arkivat Shtetërore pranë Kryeministrisë së Turqisë.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme