Ambasadori turk në Tiranë: Shqipëria është fqinji ynë i zemrës

Gjatë të gjithë mandatit tim këtu, bashkë me ekipin tim do të kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në të mirë të të dy palëve, duke u mbështetur në projekte konkrete dhe në mekanizmin e bashkëpunimit, thotë në mesazh

türkiye-nin tiran büyükelçisi murat ahmet yörük_02.jpg
türkiye-nin tiran büyükelçisi murat ahmet yörük_01.jpg
Murat Ahmet Yörük_ilir meta.jpg
Ditmir Bushati_dışişleri komisyonunda.jpg
İşkodra Kurşunlu Camii_restorasyon projesi_01.jpg
Damian Gjiknuri.jpg

Ambasadori M.Ahmet Yoruk: Turqit dhe shqiptarët kanë ecur së bashku ndër shekuj

-Ambasadori i Turqisë: Shqipëria është fqinji jonë i zemrës

Mesazhi i Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, M.Ahmet Yörük, i cili filloi zyrtarisht detyrën më 16 janar 2018.

“…Duke filluar nga data 16 janar 2018 kur paraqita letrat kredenciale, ndihem i nderuar që kam filluar zyrtarisht detyrën time në Shqipëri, një ndër vendet më të bukura të Ballkanit, të rajonit që lagen nga Deti Mesdhe dhe Deti Adriatik, një vend me ajër të pastër, me natyrë të paprekur dhe me pasuri kulturore.

Shqipëria është një vend ku lidhjet tona të sinqerta miqësore shtrihen që në shekullin e 14-të dhe që ne e vështrojmë si një vend vëlla. Turqit dhe shqiptarët kanë ecur së bashku ndër shekuj. Afërsitë tona social-kulturore të trashëguara nga e shkuara jonë e përbashkët si gjuha, familja, struktura e shoqërisë, kuzhina dhe mënyra e jetesës vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Disa personalitete të rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët kanë dhënë kontribute të rëndësishme si në zhvillimet ideore, ashtu edhe në zhvillimet politike, administrative dhe ushtarake të vendit tonë dhe të Shqipërisë. Shtetasit tanë me origjinë shqiptare, prania e të cilëve në vendin tonë shprehet me miliona, janë simbol konkret i faktit se popujt tanë kanë edhe lidhje farefisnore si mishi me thoin.

Pak kohë pas shpalljes së Republikës së Turqisë, brenda vitit 1923 njëra nga marrëveshjet e miqësisë që lidhi vendi ynë ishte ajo me Shqipërinë.

Kjo marrëveshje e emërtuar “Marrëveshja e Përhershme e Miqësisë dhe e Bashkëpunimit” shpreh edhe faktin se në thelb marrëdhëniet tona nuk janë vetëm midis shteteve, por edhe midis njerëzve. Ndonëse midis nesh nuk ka kufij gjeografikë, ne e konsiderojmë Shqipërinë si fqinjën tonë të zemrës.

Politika e Turqisë ndaj merr formë mbi bazën e parimeve të “interesimit për rajonin”, “gjithëpërfshirjes”, “iniciativës”, “nxjerrjes në plan të parë të dimensionit human dhe njerëzor”. Turqia ka një këndvështrim racional që dëshiron vendosjen e mirëqenies, sigurisë, paqes, qetësisë dhe të drejtësisë në të gjitha vendet e rajonit.

Për këtë arsye, gjatë gjithë mandatit tim këtu, bashkë me ekipin tim duke u frymëzuar nga e shkuara jonë me rrënjë të thella midis Turqisë dhe Shqipërisë, do të kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në të mirë të të dy palëve, duke u mbështetur në projekte konkrete dhe në mekanizmin e bashkëpunimit.

Gjithashtu ambasadori i Turqisë në Tiranë në mesazhin e tij citon:

“…Ne mbështesim hapat e guximshëm dhe të vendosur që po hedh Shqipëria për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe urojmë me gjithë zemër që në përfundim të këtij procesi ta shikojmë Shqipërinë mike si një anëtare të Bashkimit Europian…

Në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, në fund të vitit 2017 vëllimi tregtar midis të dy vendeve arriti në 460 milionë dollarë dhe Turqia është partneri i pestë më i madh për Shqipërinë. Siç u shpreh Presidenti ynë (Rexhep Taip Erdogan) gjatë vizitës në Shqipëri më 13 maj 2015, ne synojmë që këtë shifër në fazën e parë ta ngremë në një miliard dollarë.

Në kompanitë turke që kanë investuar në Shqipëri në sektorë me rëndësi tepër strategjike si energjetika, sistemi bankar, telekomunikacioni, logjistika, minierat, infrastruktura, ndërtimi janë të punësuar rreth 10.000 vëllezër tanë shqiptarë. Vlera aktuale e investimeve tona në Shqipëri, përfshirë infrastrukturën është rreth 2,7 miliardë dollarë. Kompanitë turke renditen ndër vendet e para midis investitorëve të drejtpërdrejtë të huaj në Shqipëri. Duke zgjeruar gamën e pranisë sonë ekonomike dhe tregtare në Shqipëri, ne synojmë të rrisim edhe kontributin tonë material për mirëqenien dhe zhvillimin e vendit, si dhe për procesin e reformave.

Ne inkurajojmë shtimin e mëtejshëm të kontakteve reciproke midis popujve tanë, të marrëdhënieve dhe veprimtarive kulturore midis universiteteve, prefekturave dhe bashkive të të dy vendeve. Ne mirëpresim me kënaqësi interesimin reciprok që tregohet në Shqipëri për gjuhën turke dhe kulturën tonë, si dhe në Turqi për gjuhën shqipe dhe kulturën shqipe.

Unë personalisht, bashkë me ekipin tim jemi të vendosur për të ngritur në maja më të larta marrëdhëniet tona dypalëshe, të cilat zhvillohen në mënyrë të përkryer në fushat politike, ekonomiko-tregtare, kulturore, ushtarake, të sigurisë dhe në të gjitha fushat e tjera, si dhe për të bërë maksimumin e mundësive tona në këtë drejtim.

Bashkë me Zyrën e Këshilltarit Tregtar, Zyrën e Atasheut Ushtarak, Zyrën e Këshilltarit për Arsimin, Zyrën e Këshilltarit për Çështjet e Fesë, TIKA-n, Institutin Junus Emre dhe Fondacionin Maarif gjithmonë do të jemi në shërbimin tuaj.

Uroj që Viti 2018 t’u sjellë më shumë mbarësi, mirëqenie, shëndet dhe qetësi vendeve tona, popujve tanë miq dhe vëllezër….”, mbaron mesazhi i Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

***

-Aeroporti i Vlorës fillon këtë vit

Aeroporti i Vlorës pritet të fillojë ndërtimin së shpejti, kështu është shprehur në një konferencë për mediat ministri i Energjetikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri gjatë fjalës së tij, tha se për ndërtimin e këtij aeroporti janë të interesuara tre kompani turke, shumë të njohura që po punojnë edhe në aeroportin e Stambollit.

“ Ky aeroport do të filloje këtë vit. Ky aeroport ka tërhequr vëmendjen e tre kompanive turke prestigjoze, të cilat punojnë edhe për aerportin e kryeqytetit turk, Stambollit, i cili mendohet të jetë aeroporti më i madh në botë... Ky investim ka një ofertë prej 100 milion euro dhe do të jetë tërësisht privat, pa asnjë investim nga shteti. Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit. Gjithashtu po përfundojmë edhe studimin e fizibilitetit të aeroportit të Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim tepër i madh për zonën e Jugut… Me vendim të qeverisë parashikohet një grup negociator me përfaqësues të MIE, Financave dhe nga institucionet e tjera, të cilët në një periudhë gati 90-ditore do të negociojnë detajet e kësaj oferte dhe më vonë do të pasohet me nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës, ndërkombëtar, më i miri në Shqipëri, por nuk do të jetë i vetmi…”, tha ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Nga ana tjetër, të hënën Komisioni i Kuvendit miratoi pr.ligjin që i hap rrugë negociatave të qeverisë shqiptare me kompanitë ofertuese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës që është një portë e rëndësishme në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe do të gjenerojë impakt pozitiv në ekonominë shqiptare, punësimin dhe tregtinë rajonale.

***

-Bisedimet Shqipëri-Greqi, Bushati: Çamët kanë të drejtë të gëzojnë pronat në Greqi

 “Procesi i bisedimeve me Greqinë nuk është i lehtë dhe as nuk është mbyllur, është një proces që vazhdon të ndërtohet mbi disa parime themelore që i imponon e drejta ndërkombëtare, mbi një frymë të qartë europiane dhe mbi nevojën për të gjetur një zgjidhje, e cila në fund të ditës është e pranueshme për palët”, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Politikën e Jashtme, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Bushati dha shpjegime para deputetëve mbi bisedimet dypalëshe me homologun grek, Nikos Kotzias. Ministri vuri në dukje se me Greqinë ende nuk kemi përfunduar çështjen e regjimit kufitar, qoftë në det apo edhe në tokë, çështje kjosipas tij, e trashëguar dhe e lënë në harresë.

Ministri i jashtëm, Ditmir  Bushati ka dhënë një dritë shprese për të gjithë çamët e dëbuar nga Greqia.

Bushati tha se heqja e ligjit të luftës do të sillte pikërisht këtë pasojë, që të gjithë çamët të gëzojnë pronat e tyre në Greqi.

“…Ligji i luftës ka dy komponentë, ka komponentin politik, sepse do të prodhojë një atmosferë shumë më të mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka një komponent ligjor për sa i përket dekreteve të kohës, legjislacionit civil në Greqi, të cilët vendosën nën sekuestro pronat e shqiptarëve, pronat e shtetit shqiptar dhe pronat po të doni të shtetasve shqiptarë me origjinë greke…”.

Marrëveshja e Detit, një tjetër element që ka ngjallur debate me Greqinë sipas Bushatit po shkon drejt zgjidhjes, duke ironizuar ish-ministrin e jashtëm, Lulzim Basha që sipas tij ka bërë një marrëveshje kuturu. Për këto diskutime, Bushati tha se ka informuar edhe kreun e shtetit, Ilir Meta.

“…Ajo marrëveshje që ju i referoheni që është firmosur nga qeveria Berisha në 2009, është një marrëveshje pa protokolle, por një marrëveshje kuturu…”.

Kreu i diplomacisë shqiptare, Bushati bëri me dije se pjesë e diskutimeve me palën greke kanë qenë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, gjuha shqipe,vula Apostile, si dhe vendosja e një regjimi të përbashkët kufitar.

Sa i takon çështjes së teksteve shkollore, ministri Bushati informoi se është ngritur një komision i përbashkët pune në nivel ekspertësh. “Grupi i punës është duke përfunduar eliminimin e referencave që kanë konotacion negativ për ta përshtatur këtë me standardin sot për sot të gjithë të pranuar nga Këshilli i Europës, ku Shqipëria e Greqia janë vende anëtare…”.

Po punojmë”, tha ai, “…për të shkuar drejt një dokumenti të ri të partneritetit strategjik, i cili do të përcaktojë rrugën mes të cilave do të ndërtohen marrëdhëniet shqiptare-greke, duke hapur një perspektivë të re sidomos për bashkëpunimin ekonomik e më gjerë...”.

***

-Xhamia e Plumbit, miratohet projekti i restaurimit

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka miratuar një projekt për shpëtuar Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga përmbytjet. 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro me anë të një postimi në Facebook tha se projekti do ti japë zgjidhje plagës kryesore të xhamisë.

“Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës i japin zgjidhje plagës kryesore në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, pas miratimit të projektit për restaurimin e saj”.

Xhamia përmbytet rregullisht nga lumi Drin si edhe nga reshjet e shiut. 

Për këtë projekt, Ministria e Kulturës ka nisur një bashkëpunim të hershëm me ambasadën turke në Tiranë.

“Për këtë projekt, Ministria e Kulturës ka nisur një bashkëpunim të hershëm me Ambasadën turke dhe Agjencinë turke TIKA, duke njohur vështirësinë e ndërhyrjes për shkak se pëson rregullisht  përmbytje nga lumi por edhe nga uji i reshjeve…”,  shkruan Kumbaro.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, hartuar nga studio Ecolimarlik me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi.

Ministrja Kumbaro gjithashtu thekson se ndërhyrja e posaçme kërkon ndërtimin e një dige rreth xhamisë për të mbajtur larg ujrat nga muri strukturor i ndërtesës dhe për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë këtij fenomeni që jo vetëm e bën të papërdorshme xhaminë e Plumbit, por edhe ka dëmtuar vlera të saj, që tashmë do të jenë objekt restaurimi.

"Tashmë vjen faza e vështirë e zbatimit të këtij projekti kompleks, por që do të shtojë një destinacion të ri për t’u vizituar në Shkodrën e kulturës dhe të diversitetit fetar", përfundon Kumbaro në statusin e saj.

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu. Ajo është shpallur Monument Kulture, e Kategorisë së Parë, në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha e ndritshme osmane.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme