Bullgari – Parlamenti rrëzon veton e Presidentit Radev për ligjin antikorrupsion

Parlamenti bullgar hodhi posht një veto kundërshtuese të vendosur nga Presidenti Rumen Radev për një ligj antikorrupsion të rekomanduar nga Komisioni Evropian, pa marrë parasysh formulimet e bëra nga kreu i shtetit...

Bullgari – Parlamenti rrëzon veton e Presidentit Radev për ligjin antikorrupsion

Parlamenti bullgar hodhi posht një veto kundërshtuese të vendosur nga Presidenti Rumen Radev për një ligj antikorrupsion të rekomanduar nga Komisioni Evropian, pa marrë parasysh formulimet e bëra nga kreu i shtetit.

Pas kundërshtimit të vetos, presidenti është i detyruar të dekretojë ligjin që të mundësojë hyrjen e tij në fuqi, sipas Kushtetutës së Bullgarisë.

Legjislacioni i ri ngre një institucion unik që zëvendëson shumë organe ekzistuese, të cilat, sipas Brukselit, nuk kanë dhënë rezultate të prekshme.

Që prej aderimit të tyre në BE në vitin 2007, Rumania dhe Bullgaria janë objekt të një mbikëqyrje të përforcuar nga BE-ja mbi progreset në luftën kundër korrupsionit, të gjykuara të pamjaftueshme.

Asnjë përgjegjës i nivelit të lartë nuk është dënuar deri tani për këto fakte. /ATSH



Lajme të ngjashme