ShBA-ja nuk i jep vizë Shefit të Shtabit të Serbisë

Mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë refuzuar kërkesën për vizë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Ljubisa Dikoviç, i cili do të shkonte në Amerikë për të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar.

Ljubisa Dikovic.jpg
dikey resim_ljubisa dikoviç3.jpg

Ambasada amerikane në Beograd kishte refuzuar kërkesën për vizë të Dikoviçit, për të cilin ishte planifikuar të merrte pjesë në takimin e shefave të shtabeve me temë “Lufta me Organizatat Radikale”, që u mbajt tetorin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ndërkohë që ambasada nuk ka dhënë një shpjegim mbi arsyet e refuzimit të kërkesës, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha se “nuk e kishte marrë vesh” refuzimin e aplikimit të Dikoviçit për vizë amerikane. 

“Dikoviçi është një oficer i guximshëm dhe i ndershëm me të cilin krenohet Ushtria e Serbisë. Asgjë nga ato që ka përjetuar gjatë të gjithë jetës së tij nuk mund të jetë arsye për të mos marrë vizë”, u shpreh Vulin. 

“Ky qëndrim i ambasadës amerikane nuk është kuptuar dot as brenda Ushtrisë së Serbisë. Vendime të tilla reflektojnë keq në marrëdhëniet ushtarake midis dy vendeve dhe nuk i shërbejnë bashkëpunimit”, nënvizoi Vulin.

Ndërsa Ministria serbe e Mbrojtjes bëri të ditur se presin një deklaratë zyrtare për refuzimin e vizës amerikane, dhe njofton se Dikoviç deri tani ka marrë disa herë vizë amerikane.

Dihet që Dikoviç ka marrë pjesë në luftën e Kosovës, 1998-1999, dhe akuzohet nga disa OJQ për krime lufte në Kosovë. Në një deklaratë që ka bërë Dikoviç ka thënë se asnjë komandant serb, që ka marrë pjesë në këtë luftë, nuk ka kryer ndonjë krim lufte dhe as ka dhënë një urdhër të tillë.



Lajme të ngjashme