Nesër është provimi i turqishtes

Provimi i Njohjes së Turqishtes (TYS), një test për mbrojtjen e gjuhës që mbahet për të huajt, do të zhvillohet këtë të shtunë njëkohësisht në 41 qytete në 35 vende të ndryshme të botës.

yabancı öğrenci.jpg
Hidayet Byraktar_Arnavut öğrencilerle.jpg
yabancı öğrencilerin tercihi türkiye.jpg
türkiye mezunu yabancı öğrenciler.jpg

Sipas njoftimit të bërë nga Instituti “Yunus Emre” (YEE), provimi do të zhvillohet në dy pjesë. Në pjesën e parë do të maten njohuritë e nxënësit në lexim, dëgjim dhe shkrim, kurse në pjesën e dytë do të vlerësohen aftësitë e tyre komunikuese në turqisht.

Kandidatët që dëshirojnë të vërtetojnë njohjen e gjuhës turke do të pajisen me certifikatë, e cila do të lëshohet për nivelet B2, C1, C2, në varësi të pikëve të marra.

Ata që në fund të provimit do të marrin Certifikatën e Njohjes së Turqishtes nuk do të kenë nevojë të ndjekin një vit kursin e gjuhës, në rast se kanë fituar të drejtën e studimeve të larta në një universitet të çfarëdoshëm në Turqi. Certifikata e Njohjes së Turqishtes, po aq sa studentëve, u siguron një avantazh të madh gjatë aplikimit për punë edhe të interesuarve që duan të punojnë në kompani ndërkombëtare që operojnë në Turqi ose në vendin e tyre; atyre që duan të punojnë si përkthyes, apo atyre që duan të punojnë si mësues të turqishtes jashtë shtetit.

Rezultatet e provimit do të shpallen më 26 janar.

Provimi i dytë për mbrojtjen e turqishtes këtë vit do të jetë më 5 maj. Aplikimet e reja për këtë provim do të pranohen më 19 mars 2018.

Informacion më të hollësishme mund të gjeni në "tys.yee.org.tr".



Lajme të ngjashme