Koment-Në kërkim të personave të humbur duke ndjekur fluturën blu

Edhe pse ka kaluar shumë kohë familjarët dhe drejtësia presin gjetjen e viktimave të pafajshme të luftës së Bosnje-Hercegovinës.

Koment-Në kërkim të personave të humbur duke ndjekur fluturën blu

Agjenda Ballkanike-Në kërkim të personave të humbur duke ndjekur fluturën blu

Së bashku me fillimin e luftës së Bosnje-Hercegovinës në vitin 1992, thuhet se në këtë vend erdhën tufat e fluturave blu. Ajo që i bën këto flutura të veçanta, është se sipas pretendimeve, ato përcaktojnë vendin e varreve masive. Sipas specialistëve, në vendet ku ka varre masive, gjendet flutura blu. Në të njëjtën kohë, në vendet që gjenden fluturat blu, rriten edhe lulet e egra artemisa. Sipas antropologes të njohur dhe specialistes mjekoligjore, Margareth Koks, kjo lule e egër përgjithësisht rritet në varret masive. Ajo bën të ditur se për shkak të ndryshimit gjeofizik të shkaktuar nga varret masive, lulja e egër dhe fluturat blu, përveç Bosnje-Hercegovinës janë hasur edhe në Kosovë dhe me ndihmën e tyre u përcaktuan disa varre masive.

Sipas raportit të vitit 2014 të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), në luftën e Bonje-Hercegovinës gjatë viteve 1992-1995, janë regjistruar 30 mijë të humbur boshnjakë. Nga këta, eshtrat e 7 mijë personave nuk janë gjetur ende. Sipas punimeve të identifikimit të identitetit nëpërmjet analizave të ADN-së, 87% e personave të humbur janë meshkuj. Përgjithësisht rastet e humbjeve në Bosnje-Hercegovinë kanë dalë në shesh në zona ku nuk janë përjetuar fare luftime ose në zona ku janë përjetuar pak përleshje. 

Sipas Kryetarit të Komisionit të Shtetit, përgjegjës për kërkimet e personave të humbur, Amor Mashoviç, 92% e personave të humbur përbëhen nga boshnjakët. Kurse në varret e gjetura masive kishte shurdh memecë, persona me aftësi të kufizuara, punonjës të çështjeve fetare (imam etj), personel mjekësor, robër lufte dhe të plagosur. Viktima më e moshuar e varreve masive ishte një gjyshe e verbër 101 vjeçare, që gjendej në fshatin Kluna në Nevesinye. Kurse viktima më e vogël e gjetur deri tani në varret masive është foshnja një ditore. 

Sipas Mashoviçit, në varret masive, njerëzit janë hedhur të gjallë në gropa 80 metra të thella dhe familjet me mbi 40 pjesëtarë janë shfarosur plotësisht. Ai dëshmon gjithashtu se 95% e personave të nxjerrë nga varret masive përbëhen nga civilë dhe robërit e luftës.

Gjetja dhe hapja e varreve masive para së gjithash është e rëndësishme për njohjen e të vërtetës. Dhjetëra mijëra familje që kërkonin familjet e tyre prej vitesh të gjitha planet e jetës, i kishin fokusuar tek gjetja se çfarë i kishin ndodhur familjarëve të tyre. Të pasurit e një varri për ata që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur dhe të paktën vizita në varreza tek të afërmit, mund ta lehtësonte sado pak për një moment këtë dhimbje të madhe.

Nxjerrja e viktimave ose të humburve nga këto varre masive, nuk është e rëndësishme vetëm nga aspekti i njohjes së vërtetës por është një detyrim edhe nga aspekti i drejtësisë.

Sepse nxjerrja e kufomave nga varret masive ka një rëndësi të madhe edhe për ligjin penal. Punimet për nxjerrjen e kufomave nga këto varre, autopsitë, dhe përcaktimi i identitetit të kufomave janë shumë të rëndësishme nga aspekti i provave për gjykatat.        

Edhe nga aspekti i vendosjes së një ambienti të përhershëm të paqes në Bosnje-Hercegovinë pas luftës, ishte e nevojshme të përcaktohet fati i personave të humbur. Zemrat e mbushura me dhimbje të familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre, pasi të kenë shpëtuar nga paqartësia, mund të vihen në veprim në rrugën për paqe dhe për të falur. 

Kufomave të nxjerra nga varret masive në Bosnje-Hercegovinë, shpesh herë u thonë mbetje. Arsyeja për këtë është se veçanërisht kufomat e Priyedorit dhe Srebrenicës nuk dalin të plota (një kufomë e tërë) nga varret masive. E thënë ndryshe, pjesë të ndryshme të kufomave të një personi nga Srebrenica gjenden në katër varre të ndryshme me nga 30 kilometra distancë. Për të fshehur krimet e kryera, pasi kishin masakruar dhe groposur kufomat në varrin masiv, kriminelët ktheheshin në vendin ku kishin groposur kufomat dhe me anë të buldozerëve nxirrnin një pjesë të kufomave dhe duke i hedhur nëpër kamionë i varrosnin mbetjet në një varr tjetër (të dytë) ose i transportonin në një vend tjetër. Për këtë arsye analizat e ADN-së nuk përcaktojnë vetëm identitetin e viktimave por shërbejnë për të bashkuar në një të vetëm mbetjet e gjetura në vende të ndryshme.

Pavarësisht se kanë kaluar 22 vjet nga ardhja e paqes në Bosnje-Hercegovinë, qindra familje presin ende me shpresë për të gjetur familjarët e tyre të humbur. Për këtë arsye vazhdon ndjekja e gjurmëve të tufave të fluturave blu.

Vlerësimi i Dr. Erhan Turbedar

 



Lajme të ngjashme