Shqipëri-Greqi, çështjet e hapura diskutohen në Kretë

Çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë do të diskutohen në takimin dyditor ndërmjet ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, në Kretë...

Shqipëri-Greqi, çështjet e hapura diskutohen në Kretë

Çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë ato me karakter historik, aktual dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe, do të diskutohen në takimin dyditor ndërmjet ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, në Kretë.

Sipas njoftimit zyrtar nga MEPJ, takimi dyditor mbahet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit. /ATSH



Lajme të ngjashme