Johannes Hahn: Progresraporti për Shqipërinë do të jetë pozitiv

Optimist për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, komisioneri evropian, Johannes Hahn, deklaron se progresraporti i ardhshëm pritet të jetë pozitiv...

Johannes Hahn: Progresraporti për Shqipërinë do të jetë pozitiv

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit ka folur lidhur me procesin integrues të Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave.

“Progresraporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, do jetë  pozitiv. Nuk ka reagim negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare”, deklaroi eurokomisioneri.Por - shtoi ai - Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE-së, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare.

“Gjithashtu pres një raport pozitiv edhe për vendet fqinje të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur”, u shpreh Hahn.

Komisioneri Hahn, në vizitën zyrtare në Tiranë, mori pjesë në konferencën “BE-Ballkani Perëndimor, Ditët e Medias”.

I pyetur nga “DW” për bashkëpunimin rajonal për të përballuar sfidat e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të medias në kuadër të Procesit të Berlinit, Hahn deklaroi se “targeti, qëllimi i Procesit të Berlinit është bashkëpunimi rajonal, pra, një tjetër instrument, një mjet, element për të nxitur vendet të punojnë së bashku. Dhe nëse punojnë së bashku, ka më pak oreks për të luftuar njëri-tjetrin. Ky është në parim koncepti evropian. Dhe kjo na ndihmon edhe në fusha të thera si p.sh. shteti i së drejtës etj”. /ATSH



Lajme të ngjashme