Greqi – Mjekët në protestë 24-orëshe për kushte më të mira pune

Mjekët grekë nisën një protestë 24-orëshe kundër një ligji të ri mbi zgjatjen e orarit të punës, shkurtimin e pagave dhe kushtet jo të përshtatshme të punës...

Greqi – Mjekët në protestë 24-orëshe për kushte më të mira pune

Mjekët e spitaleve shtetërore kanë shprehur pakënaqinë e tyre në lidhje me një rregullore të re, që zgjat orët maksimale të punës nga 48 aktualisht në 60 orë në javë.

Sindikata e tyre, OENGE, tha se në vend të zgjatjes së orarit të punës për mjekët, duhet të shtohej personeli mjekësor.

“Ne kërkojmë më shumë punonjës tani”, tha OENGE gjatë një deklarate.

Doktorët grekë janë duke protestuar gjithashtu kundër uljes së pagave si rezultat i masave shtrënguese të njoftuara nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të 3 paketave të shpëtimit që nga koha e krizës financiare në vitin 2010.

“Gjatë protestës, spitalet shtetërore do të trajtojnë vetëm rastet urgjente”, tha një zëdhënës i sindikatës për televizionin “Greek TV”.

Procesi i punësimit të stafit të ri mjekësor u ndërpre si rezultat i krizës financiare dhe aktualisht shumë spitale funksionojnë me mjekë dhe infermierë të vjetër të moshë.

Mundësitë e kufizuara për të gjetur punë kanë nxitur shumë mjekë të rinj që të emigrojnë.

Sipas sindikatës së mjekëve të Athinës, gjatë 7 viteve të fundit, më shumë se 18.000 persona janë larguar nga vendi duke emigruar drejt Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe vendeve të Gjirit. /ATSH



Lajme të ngjashme