Vijon procesi zgjedhor në Kosovë, votohet për kryetarët dhe asambleistët e 38 komunave

Në këto zgjedhje lokale garojnë 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1  koalicion, si dhe  janë hapura 899 qendra votimi me 2.505 vendvotime, ndërsa numri i votuesve të regjistruar është 1.890.952.

Vijon procesi zgjedhor në Kosovë, votohet për kryetarët dhe asambleistët e 38 komunave

Në Kosovë sot nisën votimet për kryetarët dhe asambleistët e  38 komunave në të gjithë vendin.

Në këto zgjedhje lokale garojnë 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1  koalicion, si dhe  janë hapura 899 qendra votimi me 2.505 vendvotime, ndërsa numri i votuesve të regjistruar është 1.890.952.

Do të  jenë të angazhuar më se 18 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve, 2 mijë të tjerë rezervë, ndërsa janë trajnuar 17.635 komisionerë.

Bashkimi Evropian ka dërguar misionin me rreth 100 vëzhgues edhe për zgjedhjet lokale, ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të këtij viti.

Misioni i OSBE-së në Kosovë dërgon 220 përfaqësues në komunat veriore me shumicë serbe, të cilët do t’u ofrojnë këshilla teknike komisioneve komunale të zgjedhjeve lokale.

Nga gjithsej 38 komunat e Kosovës, 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës, ku janë të regjistruar 188.341 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka hapur zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila është një hapësirë e veçantë për mediat e akredituara në Ditën e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit dhe pas saj, e ku do mbahen edhe konferenca për shtyp.



Lajme të ngjashme