Shqipëri – Veliaj: Nis testimi i autobusit elektrik, brenda vitit bileta elektronike

I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri të ditur se brenda tetorit do të nisë testimi për autobusin e parë elektrik, ndërsa brenda vitit edhe aplikimi i biletës elektronike...

Shqipëri – Veliaj: Nis testimi i autobusit elektrik, brenda vitit bileta elektronike

Tirana pritet që të transformojë tërësisht shërbimin e saj të transportit publik urban.

I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri të ditur se brenda tetorit do të nisë testimi për autobusin e parë elektrik, ndërsa brenda vitit edhe aplikimi i biletës elektronike.

“Çdo gjë do të bëhet në mënyrë elektronike, pa kontakt fizik me faturino dhe me të tjerë. Pastaj sigurisht edhe flota e autobusëve elektrikë. Të parin do ta testojmë në tetor dhe pastaj gjatë gjithë vitit do të kemi testime, ndërsa gjatë vitit tjetër do të bëjmë një porosi edhe për një kompani publike ose minimalisht për t’i detyruar privatët të kalojnë në një transport shumë herë më ekologjik”, theksoi Veliaj.

Ai deklaroi se flota e autobusëve është rritur me 50 për qind, ndërsa theksoi se paralelisht është punuar dhe për forcimin e kontrolleve ndaj operatorëve për t’u garantuar qytetarëve një shërbim të denjë. 



Lajme të ngjashme