Shqipëri – Bushati: Mbledhje e përbashkët me qeverinë e Kosovës brenda 100 ditëve të para

Shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se një nga prioritetet e dikasterit të tij në 100 ditët e para është zhvillimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës në Korçë, në muajin nëntor...

Shqipëri – Bushati: Mbledhje e përbashkët me qeverinë e Kosovës brenda 100 ditëve të para

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste, është shprehur se prioritetet e dikasterit të tij në 100 ditët e para është modernizimi i shërbimit të jashtëm shqiptar.

Shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se një nga prioritetet është edhe zhvillimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës në Korçë, në muajin nëntor.

Bushati ka përmendur edhe diplomacinë ekonomike si një çështje, që do të jetë priroitare në detyrën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.



Lajme të ngjashme