Nisin reshjet e para të borës në Kosovë dhe Shqipëri

Reshjet e para të borës në Kosovë dhe Shqipëri filluan në orët e para të mëngjesit të së shtunës...

Nisin reshjet e para të borës në Kosovë dhe Shqipëri

Reshjet e para të borës në Kosovë dhe Shqipëri filluan në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Dëbora mund të vërehet më shumë në disa zona rurale të dy vendeve, ndërsa në Prishtinë pati reshje me një intensitet më të ultët.

Në verilindje të Shqipërisë gjithashtu, sidomos në Kukës, por edhe në disa akse të Rrugës së Kombit, ka pasur reshje dëbore.

Për shumë qytetarë të Kosovës dhe Shqipërisë kjo borë ka qenë e befasishme, pasi jemi ende në fillim të muajit tetor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës do të jetë mot me vranësira.

Të shtunën parashikohet të ketë reshje të imta shiu, ndërsa të dielën do të ketë reshje me intensitet mesatar. Në viset malore, reshjet e shiut mund të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 8-14 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e ulët, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11 m/s.



Lajme të ngjashme