Kosovë – Thaçi kërkon nga NDI-ja mbështetje edhe për shoqërinë civile

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti të premten në takim kreun e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Kenneth Wollack, të shoqëruar nga drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtori për Kosovën, Alexander Chavarria...

Kosovë – Thaçi kërkon nga NDI-ja mbështetje edhe për shoqërinë civile

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti të premten në takim kreun e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Kenneth Wollack, të shoqëruar nga drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtori për Kosovën, Alexander Chavarria.

Thaçi falënderoi udhëheqësit e NDI-së për mbështetjen, që ata i kanë dhënë zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

Presidenti shtoi se mbështetja e NDI-së ka qenë e rëndësishme jo vetëm në krijimin e institucioneve, por edhe në krijimin e një kulture dhe vetëdije për të drejtat demokratike në Kosovë.

Nga ana tjetër, presidenti i NDI-së, Kenneth Wollack, theksoi se ky institut do të vazhdojë mbështetjen në forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.

Presidenti Thaçi kërkoi nga NDI-ja që, krahas mbështetjes për institucionet, të vazhdojë edhe mbështetja për shoqërinë civile, si shtyllë kryesore e zhvillimit të demokracisë në shoqërinë e Kosovës.

(Kosovapress)



Lajme të ngjashme