Hoxha: Kosova do të realizojë detyrat në afatet më të shpejta të mundshme

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Bruksel u takua me anëtarët e Grupit të Punës për rajonin e Ballkanit Perëndimor, brenda Komitetit të Stabilizim-Asociimit.

Hoxha: Kosova do të realizojë detyrat në afatet më të shpejta të mundshme

Sipas njoftimit për shtyp nga Ministria e Integrimeve Evropiane, temë e takimit ishte shkëmbimi i qëndrimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të COËEB, ku  Hoxha theksoi se procesi i integrimit evropian është prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës, duke cekur sfidat e këtij procesi.

“Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, për realizimin e konsensusit tonë nacional, realizimin sa më të shpejt të procesit euro-integrues dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, theksoi ministrja Hoxha, duke u zotuar se detyrat tona institucionale do t’i realizojmë në afatet më të shpejta të mundshme.

Ministrja u ndal në çështjet e zhvillimit ekonomik brenda prioriteteve të përcaktuara në procesin euro-integrues, si dhe instrumentin financiar të saj, miratimin e Projektit IPA 2016, që dje mori 98 vota në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur  arritje të re në këtë proces.



Lajme të ngjashme