Haradinaj: Demarkacioni do të zgjidhet në favor të Kosovës

Kryeministri njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha të mërkurën në Deçan se çështja e kufirit me Malin e Zi “do të zgjidhet në favor të palës kosovare”.

Haradinaj: Demarkacioni do të zgjidhet në favor të Kosovës

Kryeministri Haradinaj u shpreh se “Kosova ka një perspektivë evropiane dhe euroatlantike të garantuar, duke forcuar edhe më tej raportet me miqtë ndërkombëtarë. “Është folur dhe po flitet për demarkacionin. Nuk ka marrëveshje pa pasur pajtim prej dy palëve. Derisa nuk e ka ratifikuar parlamenti ynë, s’kemi marrëveshje, por projektmarrëveshje. Unë kam krijuar komision tjetër, i cili do t’i gjejë faktet, që është gabim ky version se kufiri është në Çakorr dhe në Kullë që shkon majave të larta. Me këto fakte ne do të ulemi në tavolinë, së pari me miqtë e Kosovës, pastaj edhe me fqinjët, nëse janë të gatshëm. Nëse jo, ka procedura standarde se si zgjidhet kjo temë, por mos harroni faktet janë në anën tonë dhe do zgjidhet në anën tonë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova ka për të pasur një ekonomi garuese me ato në rajon dhe sipas tij, “do të anëtarësohet në NATO në kohën e duhur”.



Lajme të ngjashme