Kosovë – Fillon në Kuvend seanca për ratifikimin e marrëveshjes IPA me BE-në

Kuvendi i Kosovës nisi sot seancën e veçantë për miratimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70,5 milionë euro...

Kosovë – Fillon në Kuvend seanca për ratifikimin e marrëveshjes IPA me BE-në

Kuvendi i Kosovës nisi sot seancën e veçantë për miratimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70,5 milionë euro. Në fillim, unanimisht u votua për shmangie nga rregullorja – shqyrtim me procedurë të përshpejtuar.

Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian është pika vetme e agjendës së seancës.

Grupet parlamentare të opozitës, LVV dhe LDK, deklaruan se do votojnë pro marrveshjes. Edhe grupet parlamentare të mazhorancës, PDK, Lista Serbe, AAK, Nisma e Gjashtë Plus deklaruan se do të votojnë pro.

Qevria e Kosovës projektligjin e ka miratuar në mbledhjen e të premtës së javës së kaluar dhe i ka propozuar Kuvendit miratim në procedurë të përshpejtuar.

Grupi parlamentar i partisë opozitare LDK, me 27 deputetë, ka paralajmëruar votën pro sot në seancën e Kuvendit duke theksuar se marrëveshja IPA është e rendësisë kombëtare. Për miratim duhen së paku 80 vota të Kuvendit të Kosovës, që ka gjithësej 120 deputetë. Qeveria e re e Kosovës është zgjedhur në 9 shtator me 61 vota.



Lajme të ngjashme