Ambasadorja gjermane: Vettingu do të sjellë investimet gjermane në Shqipëri

Në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, organizoi të martën pasdite në mjediset e kësaj ambasade një ceremoni festive...

Ambasadorja gjermane: Vettingu do të sjellë investimet gjermane në Shqipëri

Në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, organizoi të martën pasdite në mjediset e kësaj ambasade një ceremoni festive, ku ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, personalitete të spektrit politik dhe të ftuar të tjerë.

Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, Schutz u shpreh se sipërmarrjet gjermane kërkojnë siguri për investimet e tyre dhe nisja e Vettingut është rruga e duhur.

“Për sipërmarrjet gjermanë janë me rëndësi siguria ligjore dhe besimi te institucionet, gëzohem se me nisjen e zbatimit të procesit të Vettingut Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur”, deklaroi ambasadorja Schutz.

Ndërsa Presidenti Meta tha se Gjermania është garante për projektin evropian, pavarësisht sfidave të shumta që po kalon kontinenti dhe bota.

“Gjermania është partner për sigurinë dhe paqen në Ballkan. Ne jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën, që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë. Ju falënderoj në lidhje me mbështetjen për reformën në drejtësi, e cila do të krijojë një klimë të favorshme për investimet gjermane në Shqipëri”, deklaroi Meta.



Lajme të ngjashme