Zv/kryeministri i Maqedonisë Osmani viziton sot Kosovën

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e lartë shtetërorë të Kosovës.

Zv/kryeministri i Maqedonisë Osmani viziton sot Kosovën

Takimin e parë zv/kryeministri Osmani do ta mbajë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Osmani do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.

Në takime do të diskutohet për çështjet me bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mikpritës i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. (ATSH)



Lajme të ngjashme