Fleckenstein: Duhet të mbështesim brezin e ri në Ballkanin Perëndimor

Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaroi se të rinjtë duhet të bëhen më shumë sesa thjesht vëzhgues.

Fleckenstein: Duhet të mbështesim brezin e ri në Ballkanin Perëndimor

Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaroi se, duhet të mbështesim brezin e ri në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, eurodeputeti Knut Fleckenstein shprehet se,  “Ëndrra e një të ardhmeje evropiane është e gjallë dhe mirë,  në mesin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, nëse ëndrrat duhet të kthehen në realitet, atëherë të rinjtë duhet të bëhen më shumë sesa thjesht vëzhgues. Ata duhet të bëhen aktorë!

“Javën e kaluar ne ishim në Shqipëri për të diskutuar me të rinjtë e Ballkanit Perëndimor për mënyrën se si ne mund t’i bëjmë zërat e rinj një pjesë të procesit të anëtarësimit”, shprehet  Fleckenstein.

Po ashtu në postimin e eurodeputetit Fleckenstein shpërndahet dhe një video, pjesë e takimit në Shqipëri ku ka marrë pjesë dhe presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta.



Lajme të ngjashme