Haradinaj: Qeveria do të jetë gati brenda 1 jave nga certifikimi i rezultateve

Kandidati për kryeministër të Kosovës i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, thotë se qeverinë do ta formojë koalicioni që ka fituar zgjedhjet.

Kosova erken seçim_kendin karar al hareketinin destekçileri kutlama yaptı.jpg
Kosova erken seçim_Albin Kurti.jpg
Kosova erken seçim_kadri veseli.jpg
Kosova erken seçim_ramush haradinaj.jpg
Kosova seçimler
kosova seçim.jpg

Kandidati për kryeministër të Kosovës i koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj, deklaron se nuk do të lejohen improvizime dhe se qeverinë do ta formojë koalicioni, që i ka fituar zgjedhjet.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Haradinaj shprehet se beson se qeveria e re do të formohet një javë pas çertifikimit të rezultateve dhe beson se ka një traditë të bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme.

Zoti Haradinaj, ju jeni kandidat për kryeministër i një koalicioni që ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Por, mandatet e fituara në Kuvend, sikur nuk ju garantojnë formimin e Qeverisë pa një koalicion të ri. Si do të veproni në këtë rast?

Ramush Haradinaj: Tani jemi në pritje të rezultatit përfundimtar, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parashikon edhe rolin e komuniteteve e të gjithëve në qeveri. Po ashtu do të diskutojmë, do të konsultohemi edhe me partitë politike shqiptare për ndërtimin e qeverisë.

Do të diskutoni apo keni filluar diskutimet për një koalicion të ri?

Ramush Haradinaj: Tani kuptohet, komunikimi ekziston dhe është i vazhdueshëm, por ato zyrtaret duhet të ndodhin kur përmbyllet çertifikimi i rezultatit dhe pasi të marrë nominimin zyrtar, por po, jemi në punë e sipër këto ditë.

I bëni ftesë ndonjërit prej subjekteve politike nga koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën që të bëhen pjesë e Qeverisë tuaj eventuale?

Ramush Haradinaj: Unë kam pasur një traditë bashkëpunimi me LDK-në nga Qeverisja në të kaluarën në kohën e koalicionit me ish-presidentin Rugova. Jam i hapur për të biseduar me ta. Pra, është e mundshme.

Zoti Haradinaj e dimë se si kanë qenë raportet në të kaluarën, por po flasim tani për tani, sot për sot?

Ramush Haradinaj: Nuk mund ta saktësoj nëse është ftesë, por ne jemi në përgatitje e sipër të marrëveshjeve potenciale me partnerët. Pra, unë kam një traditë pune me LDK-në nga e kaluara. Kemi një komunikim, ta quaj ashtu, të hapur dhe është e mundshme, por nuk mund ta paragjykoj kaq herët ose si do të shkojë rrjedha.

Me Vetëvendosjen, jeni të gatshëm të shkoni në koalicion?

Ramush Haradinaj: Njihemi edhe me ta po ashtu. Me siguri do të komunikoj edhe me ta që të shohim si është perspektiva e punëve në të ardhmen. Mirëpo, ju thashë që jemi në nivel pune që votuesit kanë vendosur kush është fitues i zgjedhjeve. E kemi numrin e caktuar të deputetëve, i kemi komunitetet që në bazë të Kushtetutës e kanë rolin e tyre kushtetues edhe në qeveri edhe në parlament, do të diskutojmë edhe në organizimin e politikës shqiptare, por s’dua ta precizoj si do të shkoj.

Do të thotë, ju nuk keni diçka konkrete aktualisht, sa i përket asaj se si do të duket qeveria e ardhshme?

Ramush Haradinaj: Unë kam diçka konkrete, por nuk e kam ende për ta lajmëruar për opinion. Por, ajo që mund t’i siguroj qytetarët e vendit është se në një afat të shkurtër kohor pas nominimit zyrtar, pas çertifikimit të rezultateve, mendoj në më pak se një javë, do të formojmë qeverinë e vendit.

Të martën, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) u deklarua se ai do të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme. Si e shihni ju pretendimin e Albin Kurtit?

Ramush Haradinaj: Nuk e marr në shqyrtim atë që ai e thotë. Proceset janë të qarta. Dihet se si rrjedh procedura. Ne e kemi bërë një përvojë nga e kaluara. Pra, nuk kemi mundësi që të krijojmë improvizime që bllokojnë e as improvizime që e vonojnë Kosovën. Nuk do të bëjmë më improvizime, jemi serioz në punë. Pra, mandatin që na është dhënë nga qytetari, do ta zbatojmë.

Pra, ju nuk parashikoni ndonjë afat të gjatë kohor për formimin e qeverisë?

Ramush Haradinaj: Jo, nuk do t’i humbim kohë vendit. Pra, në afatin më të shkurtër kohor do të veprojmë me Qeverinë.

Përafërsisht kur i bie?

Ramush Haradinaj: Një javë nga çertifikimi, por çertifikimin final e bën KQZ-ja. Në momentin kur ata përfundojnë punën, ne brenda javës do të jemi të gatshëm.



Lajme të ngjashme