Parlamenti grek miratoi masat e reja shtrënguese, protestat përfshijnë vendin

Gjatë një manifestimi të thërritur nga sindikatat, një grup të rinjsh hodhën koktejle molotov kundër forcave të policisë, që u përgjigjën me gaz lotsjellës.

yunanistan kemer sıkma gösteri.jpg

Parlamenti grek miratoi dje në mbrëmje vonë masa të reja shtrënguese prej rreth pesë miliardë eurosh, të kërkuar nga kreditorët, BE dhe FMN, që do t’i hapë rrugën dhënies së një pjesë të huasë ndihmë për vendin, që shpreson gjithashtu edhe në një lehtësim të borxhit.

Nenet kryesore të ligjit që parashikon shkurtime të reja të pensioneve dhe rritje të taksave, u miratuan dje me një maxhorancë të dobët të koalicionit qeverisës, 153 deputetë nga 281 gjithsej, ku 128 votuan kundër.

Ndërkohë që gjatë një manifestimi të thërritur nga sindikatat, një grup të rinjsh hodhën koktejle molotov kundër forcave të policisë, që u përgjigjën me gaz lotsjellës.



Lajme të ngjashme