Shqipëri - Arrihet marrëveshja politike për zgjedhjet parlamentare

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas një takimi të gjatë kanë rënë dakord për marrëveshje sipas paketës “Mc Allister+”.

Bujar Nishani_Edi Rama_Lulzim Basha.jpg
Hoyt Brian Yee_İlir Meta_Arnavutluk Meclis Başkanı.jpg
türkiye maarif vakfı arnavutluk.jpg
Arnavutluk meclis binası_giriş.jpg
Arnavutluk Demkratik Partisi lideri_Lulzim Basha_gazeteciler.jpg
Arnavutluk-taki muhalefetin çadırlı protestosu.jpg

PODCAST - Rama-Basha shtrëngojnë duart pas 4 orësh diskutimesh

Pas 4 orë bisedimesh kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kanë dalë bashkë nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, ku kishin zhvilluar një takim kokë më kokë duke deklaruar se kishin arritur marrëveshjen. Ajo çka dihet është se kjo marrëveshje bazohet mbi paketën “McAllister+”  dhe se gjatë 24 orëve do të detajohet.

Takimi nisi rreth orës 22:00 pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për t’i dhënë fund krizës politike.

Kreu i opozitës, Basha dhe kryeminstri Rama në dalje përpara medias deklaruan:

"...Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister+ të propozuar nga SHBA, marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik të gjithë detajeve të marrëveshjes..."

"...Për sa më përket mua, më lejoni të jem 100% dakord me kryetarin e opozitës..."

Rama e Basha i dhanë dorën njëri-tjetrit tek dera e kryesisë dhe më pas kreu i opozitës iu drejtua çadrës, ku përcolli këtë mesazh: 

"Dua të ndaj me ju se lajmin e mirë, se u arrit marrëveshja, e cila do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Orët në vazhdim do të bëhet detajimi i marrëveshjes me qëllim konfirmimin e çdo detaji.

Sipas marrëveshjes së bërë sot realitet, nesër nisim përgatitjet për ti dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme”

Basha dha dhe një sqarim: Çadra nuk mbyllet sot, nesër me zbardhjen e pikave të marrëveshjes. 

Më në fund, palët kishin pranuar paketën ”McAllister+”, ndërsa vijonte diskutimi për datën e zgjedhjeve.

Takimi gjithëpërfshirës me të gjitha partitë  zgjati 2 orë dhe u zhvillua në të njëjtën sallë, ku u zhvillua dhe takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit  Lulzim Basha.

LSI e PDIU deklaruan se e mbështesin paketën Mc Allister dhe zhvillimin e zgjedhjeve më 16 korrik.  

Opozita në Shqipëri që prej datës 18 shkurt të këtij viti kërkonte krijimin e qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, ndërsa kjo kërkesë u kundërshtua vazhdimit nga kryeministri Edi Rama.

Eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein vizituan Shqipërinë, në kuadër të zhvillimit të negociatave për ndërprerjen e protestës nga opozita në Shqipëri, më 25 prill, ndërsa negociatat vazhduan edhe me ndërmjetësimin e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, por nuk prodhuan marrëveshje.

Marrëveshja u arrit pas takimit që u organizua fillimisht mes drejtuesve të partive parlamentare, dhe pas takimit kokë më kokë Rama-Basha.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme