Gjyqi i liderit politik të Bosnje-Hercegovinës, Fahrudin Radonçiç

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës filloi të marrë në shqyrtim çështjen e liderit politik Fahrudin Radonçiç i cili u arrestua në 25 janar 2016.

Gjyqi i liderit politik të Bosnje-Hercegovinës, Fahrudin Radonçiç

Fahrudin Radonçiç e ka nisur karrierën e tij si korrespondent i Podgoricës së Malit të Zi gjatë viteve 1989-1991 për gazetën e përditshme Danas që publikohet në Kroaci dhe lartësimi i tij si pronar i medias, biznesmen dhe një lider i fuqishëm politik në Bosnje-Hercegovinë, është i mbushur me anë të diskutueshme.

Radonçiç ka lindur në Malin e Zi dhe në fillim të vitit 1990 u vendos në Bosnje-Hercegovinë. Në fillim të luftës në këtë vend, ai zuri vend pranë ushtrisë së Bosnjës nën komandën e Sefer Haliloviç. Kurse me mbështetjen e të ndjerit Aliya Izetbegoviç ai nënshkroi sukseset e para në jetën e biznesit. Në fillim ai nxori gazetën Dnevni Avaz. Me avancimin e biznesit, ai hapi shtypshkronjë, kanal televiziv dhe revistë të përjavshme. Më pas ndërtoi 3 ndërtesa gjigande në Sarajevë. Kurse marrëdhëniet e biznesit, pretendohet se i ka zgjeruar me anë të kryemafiozëve si Miroslav Mişkoviç që gjykohet në Serbi për mashtrime të ndryshme dhe kryemafiozit shqiptar Naser Kelmendi.

Radonçiç jetën politike e filloi shumë herët. Deri në vitin 1988 ai ishte Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Komunist të Podgoricës. Kurse në vitin 2009, Radonçiç themeloi partinë politike Aleanca për një Ardhmëri më të Mirë (SBB). Edhe pse zyrtarisht hyri në jetën politike të Bosnje-Hercegovinës në vitin 2009, dihet se ai ka një ndikim politik prej 20 vjetësh në këtë vend. Pasi të gjithë anëtarët boshnjakë dhe partitë politike të mbështetura nga burimet mediatike të Radonçiçit kanë dalë gjithmonë fituese.

Kur Ai hyri në jetën politike, aleati i tij kryesorë ishte ish-Reis ul-Ulema pra ish- Kreu i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë Mustafa Ceriç. Pasi Radonçiç bënte llogari që me anë të Bashkësisë Islame të fitonte edhe votat e besimtarëve. Duke mbledhur këto frute për një kohë të shkurtër, bëri që SBB-ja të fitonte rezultate të respektueshme në skenën politike të Bosnje-Hercegovinës.

Në vitin 2000 Ai humbi zgjedhjet presidenciale me një diferencë të vogël votash kundrejt Bakir Izetbegoviç. Por prapë se prapë, në periudhën 2012-2014 Radonçiç arriti të zinte vend në qeveri si Ministër i Sigurisë së Bosnjës.

Ai kishte deklaruar se si ministër do të luftonte kundër krimit të organizuar dhe do ti vihej pas vrasjeve politike. Por në fillim të vitit 2014, pas protestave të përjetuara në Bosnje-Hercegovinë, Radonçiç u hoq nga detyra. Në atë periudhë, Partia e Veprimit Demokratik (SDA) e Bakir Izetbegoviçit, e akuzoi Radonçiçin se duke përdorë protestat kërkonte niste grusht shteti.

Pasi qëndroi për një kohë të shkurtër në opozitë, me ftesë të Partisë së Veprimit Demokratik, Ai dhe partia e tij Aleanca për një Ardhmëri më të Mirë (SBB) u rikthyen në politikë. Kur Fronti Demokratik (DF) braktisi koalicionin, Izetbegoviç, për mbështetjen e qeverisë u detyrua ti drejtohet kundërshtarit të betuar. Kështu që nga mesi i vitit 2015, SBB-ja filloi të marrë pjesë në udhëheqjen e entitetit të federatës. Kurse nisma për ta çuar këtë udhëheqje në nivelin shtetëror të këtij koalicioni, dështoi në fillim me arrestimin e Bakir Dautbashiç të SBB-së që parashikohej të bëhej ministër dhe më pas arrestimin e vetë Radonçiçit.

Sëbashku me fillimin e gjyqit në Kosovë pas arrestimit të Naser Kelmendit për krim të organizuar, kontrabandë droge dhe disa vrasjeve, edhe Radonçiç filloi të zërë vend në fokus të akuzave. Në padinë e përgatitur kundër Kelmendit, bëhet e ditur se Radonçiç është implikuar në vrasjen e Ramiz Delaliç Çelo-s.

Për shkak të presionit të ushtruar ndaj Azra Sariç e cila dëshmoi në gjyqin e Kelmendit në lidhje me vrasjen e Ramiz Delaliç Çelo, Radonçiç u arrestua në 25 janar 2016. Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës akuzon Radonçiçin se ka penguar gjykimin Kelmendit.

Në datën 17 shkurt Ai u dënua me arrest shtëpie. Por për shkak të shkeljeve të vazhdueshme dhe deklaratave të dhënë për burimet mediatike, Ai u dërgua përsëri në burg.

SBB, reagoi duke thënë se Radonçiç është i pafajshëm dhe arrestimi i tij është për motive politike. Madje, kjo parti pretendon se pas kësaj qëndrojnë emra të afërt me Bakir Izetbegoviç.

Tani për tani është ende e paqartë se si do të përfundojë gjyqi ndaj Radonçiç. Në të shkuarën, padi të ngjashme të përgatitura kundër udhëheqësve të ndryshëm të lartë, sipas besimit të popullit, janë mbuluar dhe janë anuluar.

Populli i Bosnje-Hercegovinës dhe përfaqësuesit e misioneve të huaja në këtë vend, besojnë se sistemi i drejtësisë është nën një ndikim të gjerë të politikës. Sepse dihet se në gjykatat e Bosnje-Hercegovinës janë emëruar si gjyqtarë edhe persona që janë treguar kandidat në listat zgjedhore të partive politike. Vitin e ardhshëm, pritet që Bosnje-Hercegovinës ti njihet statusi i vendit anëtar në Bashkimin Evropian. Por pa u bërë reformat në drejtësi, pa u eliminuar ndikimi politik në gjykata nuk pritet që Bosnje-Hercegovina të përshkruaj shumë distancë në negociatat për anëtarësim në BE.



Lajme të ngjashme