Taxhikistan - Nisin punimet e Këshillit Presidencial të SCO-së

Samiti i 14-të i Këshillit Presidencial të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) filloi punimet në kryeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit.

Taxhikistan - Nisin punimet e Këshillit Presidencial të SCO-së

Pjesëmarrës në këtë samit, që organizohet në Pallatin Nevruz të Dushanbesë, janë Rusia, Kina, Taxhikistani, Turkmenia, Kazakistani, Uzbekistani, Kirgizia, Irani, Afganistani dhe India.

Agjenda e këtij viti pritet të ketë në fokus sigurinë rajonale, pas tërheqjes së NATO-s nga Afganistani në fund të këtij viti, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe luftën antiterror.

Gjatë punimeve të samitit dyditor pritet të merret në shqyrtim gjithashtu anëtarësimi në SCO i Indisë, Iranit dhe Pakistanit, vende këto që aktualisht kanë statusin e vëzhguesit.

Në samitin e mbajtur në vitin 2012, Turqia është pranuar si vend me statusin “partner dialogu” në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait.


Keyword:

Nachrichten zum Thema